Tatimet kontrolle në kompanitë e Armand Dukës, Dhoma tregtare e Durrësit: Kontrolle të orkestruara për presion politik, ndikon negativisht në klimën e biznesit

Tatimet kontrolle në kompanitë e Armand Dukës, Dhoma tregtare e Durrësit: Kontrolle të orkestruara për presion politik, ndikon negativisht në klimën e biznesit

Dhoma e Tregtisë së Durrësit ka reaguar kundër Drejtorisë së Tatimeve pas inspektimeve që kjo ka kryer një ditë më parë në kompanitë e Armand Dukës. Sipas Dhomës së Tregtisë Durrësit këto kontrolle janë të orkestruara për presion politik, pasi sipas saj, FSHF publikoi një audiopërgjim të Veliajt.

Dhoma Tregtare Durrës tha se kjo ndikon negativisht në klimën e biznesit në vend dhe se Tatimet nuk duhet të ndikohen nga askush.

“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës ndoqi me shqetësim zhvillimet e ditës së hënës në kompaninë "A.I.B.A. KOMPANI" dhe biznese të tjera të vëllezërve Agron dhe Armand Duka. Kontrolli i ushtruar në këtë kompani nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve menjëherë pas zhurmës mediatike, që pasoi publikimi nga ana e FSHF-së e një audio përgjimi, ku dëgjohej kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ndërsa fliste me shprehje të papërshtatshme me anëtarë të Shoqatës së Futbollit Tirana ngjante me një reagim shproporcional dhe të paramenduar. Kontrolli i befte dhe i komanduar i 15 tatimorëve në Kompanitë e vëllezërve Duka ndikon drejtpërsëdrejti në klimën e të bërit biznes dhe ushtrimin e sipërmarrjes së lire. Sot biznesi në Durrës, por edhe më gjerë ndihet i kërcënuar nga presioni që mund te ushtrojë shteti dhe institucionet e tij ndaj subjekteve private. Reagime te tilla të instancave shtetërore i përngjajnë një presioni publik dhe politik, që kërcënon biznesin e ndershëm për të ushtruar veprimtarinë e tij.  Eksplozivi në derën e shtëpisë së kreut të FSHF-se, por njëkohësisht biznesmenit Armand Duka është një ngjarje shumë e rëndë. Zbardhja sa me parë e saj dhe ndëshkimi i autorit/ve do të përçonte tek sipërmarrja private sinjalin pozitiv se institucionet ligjzbatuese janë në mbrojtje të biznesit. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Durrës i bën apel Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve të heqë dorë nga kontrollet e orkestruara dhe të zbatojë ligjin dhe dispozitat ligjore me përpikmëri, e pandikuar nga askush”, shkruan Dhoma e Tregtisë Durrës.

Një ditë më parë pasi Krimi Ekonomik i policisë Tiranë kallëzoi në prokurori kreun e FSHF dhe vetë Federatën Shqiptare të Futbollit për abuzime me fondet shpërdorim detyre, tatimet zhvilluan kontrolle në kompanitë e Armand Dukës.

Aktualisht Federate Shqiptare e Futbollit ka hyrë ne proces rizgjedhjesh për Presidentin, ku Duka rikandidon për një mandat të 6. Ndaj Dukës nuk kanë munguar akuzat publike nga Bashkia e Tiranës, që është aksionere e klubit Tirana. Bashkia ka angazhuar një grup juristësh vendas e të huaj për të bërë gati shkeljet dhe korrupsionin 20-vjeçar të Dukës në një dosje që do t’i shkojë FBI-së, DEA-s, SPAK dhe agjencive të tjera ligjzbatuese shqiptare e ndërkombëtare, për shitje ndeshjesh, baste të paracaktuara, shpenzime të pajustifikuara të familjes Duka, apo edhe shpërdorimin e 2.1 milion euro dhënë nga UEFA për klubet shqiptare.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/01/2022 02:18

    Dhoma tregetare e Durresit dhe Armand Duka!Sa i forte qenka << ndikimi>> i nje pularie ne klimen e biznesit durresak sa te shkaktoka shqetesim ne Dhomen tregetare?!Dhoma nuk ka pse shqetesohet nese Duka eshte ne rregull me shtetin,sa i takon letrave dhe tatimeve,apo jo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun

SHBA sanksionojnë individë dhe kompani që mbështesin Milorad Dodikun