Tatimet, lista e 121 firmave VIP
në falimentim, kërkesë gjykatës

Tatimet, lista e 121 firmave VIP<br />në falimentim, kërkesë gjykatës
TIRANE- Për 121 subjekte private, ndër të cilat një pjesë e mirë janë ndërmarrje të mëdha, ka trokitur “mandati” i administratës së re të Tatimeve. Fjala është për zbatimin e një kërkese të ligjit për procedurat tatimore, të miratuar nga mazhoranca e djathtë mes shumë polemikave, që përcakton kushtet, në të cilat tatimorët janë të detyruar të shpallin zyrtarisht falimentimin e detyruar për ndërmarrjet private apo shtetërore.

Ndër këto subjekte bëjnë pjesë kompani mjaft të njohura, të tilla si Alpine Bau, i austriakëve, ortakë të publicistit Fahri Balliu, që kanë përdorur më parë si administratore edhe kunatën e tij, duke marrë të paktën tri objekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtim: kthesën e Kamzës, segmentin Fier-Vlorë dhe një pjesë të rrugës nacionale Levan-Tepelenë. Faktikisht, kompania austriake ndodhet në një seri gjyqesh kundër kontraktorëve të saj shqiptarë të mëparshëm. Por kjo nuk ndaloi tatimorët të marrin masën e kërkesës për shpalljen e falimentimit, që mund ta vendosë vetëm Gjyqësori.

Në listën e Tatimeve figurojnë edhe kompanitë e biznesmenit të naftës Rezart Taçi, Kuid dhe Taçi Oil. Por këtyre u është shtuar edhe TV ALSAT, gjithnjë në pronësi të tij.
Në sektorin e karburanteve bën pjesë në listë edhe subjekti i mirënjohur Fisheku, me qendër në Fier, ndërkohë që firma e transportit ajror Albatros, e goditur nga qeverisja e mëparshme për shkaqe kryesisht politike, që lidheshin me pakënaqësinë e ish-kryeministrit Berisha ndaj ish-presidentit Moisiu, ka kohë që e ka pritur një masë të tillë.
Nga Vlora dhe nga Durrësi numërohen në këtë listë një numër mjaft i madh subjektesh të penalizuara.


faksimile

faksimile
(Foto: Faksimile të regjistrimit në QKR të dy prej kompanive)
 
Ligji
Sipas Ligjit Nr.9920, datë 19.5.2008 Për Procedurat Tatimore, Neni 104, “Fillimi i procedurave të falimentimit”, administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare, 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit; kur detyrimi tatimor i të cilëve është deklaruar i pambledhshëm; kur deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht; kur nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji apo kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore për më shumë se dy vite.
 
Kompanite per te cilat eshte kerkuar falimentimi
SHOQERIA TREGTARE
ALTRAVEL GRUP sh.p.k
BP-DOMJANO sh.p.k
KANINA-PETROL sh.p.k
PORTO-ALEXANDRIA sh.p.k
DEA D.H.V sh.p.k
AR EUROPOJECTS sh.p.k
AUTO-CENTER sh.p.k
DEJON sh.p.k
JAKAJ sh.p.k
MERDITA sh.p.k
ANDKRI sh.p.k
CABLE ALBANIA sh.p.k
IRA-3 sh.p.k
LA-FAMIGLIA sh.p.k
REKOR-ALBANIA sh.p.k
TREBESHINA/P sh.p.k
KRIS-EMI sh.p.k.
GIPS sh.p.k.
PERMETI EKSPRES sh.p.k.
QENDRA BALENARE LLIXHE
ARIEL sh.p.k
HAKA sh.p.k
KUQJA OIL sh.p.k
NDERMARJA E NDERTIMIT H/C
UJESJELLES FSHAT sh.a
MA&MAK sh.p.k
ERORDA sh.p.k
FUTBOLL KLUB ELBASANI sh.a
PALI ESTATE sh.p.k
MEGISI sh.p.k
ADSH sh.p.k
SHAPN sh.p.k
TV ALSAT sh.p.k
RONKER sh.p.k
MT FIDAS sh.p.k
ALBATROS AIRWAYS sh.p.k
ENVIALBA sh.p.k
HYDROELECTRIC- COMPANY
BEST CONSTRUCTION ALB sh.p.k
ALPHINE BAU GMBH sh.p.k
SCEAN COLOR ALBANIA
CTCCOMPUTERS sh.p.k.
CITY PARK sh.p.k.
DNX NITRO IND.KIMIKE sh.p.k.
INTER GAZ sh.p.k.
S&T sh.p.k.
GEDAK sh.p.k.
SEA POWER LINES sh.p.k.
EUROPROGRES sh.p.k.
FISHEKU sh.p.k.
TACI OLI sh.p.k.
KUID sh.p.k.
CANO sh.p.k
EDIL TEA sh.p.k
ALASKA sh.p.k
ARTUR SKELA
PASO GRUP KONSTRUKSION
KRISTI KONSTRUKSION sh.p.k
MIROSHI sh.p.k
SKERDILAJD MUHARREMI
QIRICI sh.p.k
R.E.WIND ALBANI sh.p.k
ELVIS I@M 2010 sh.p.k
KANINA-2010 sh.p.k
SPIRO PANDO
MARJANA BEJA
MIRELA KRESHPA
TIZIANA sh.p.k
PAJA sh.p.k
KONGJINI sh.p.k
ALISA sh.p.k
PANAJOT sh.p.k
FELVER sh.p.k
CITY-GROSS-AL sh.p.k
VILUX sh.p.k
TREGU SHITJES ME SHUMICE
M.I.S-SHOES sh.p.k
E.S.EDIL TRADE sh.p.k
QTI sh.p.k
FREDI ELEKRTIK sh.p.k
PARFUM @ CO sh.p.k
VLADIMIR MEMOKONDAJ
ABIGROS sh.p.k
ELENI 2001 sh.p.k
LA DOLCERIA ITALIANA sh.p.k
MEHMET HALIMAJ
L.E.A Servic
ALBACOS-07 shpk
IMMO-INVEST shpk
V.EAGLE REAL ESTATE shpk
SO.GE.S.I.A. shpk
RE-ALB-INERTE shpk
MELANI J shpk
INERT 2000 shpk
ANTIKA ALBANIA shpk
ALBNORWAY shpk
KORIFI-AL shpk
LO & MU 200 shpk
MARKET UNO
O.M.P
PLASTBAU ALBANIA shpk
SOPOTI shpk
TIANI shpk
K BABY K
B & B shpk
BELAVISTA shpk
DAIU KONSTRUKSION shpk
E.B.S.N shpk
JONA-08 sh k
EURODRIN TRADING shpk
ALEKSANDER PILO
AFRIM MULLICI

Shkrimi u publikua sot (30.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit

Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit