Vetëm një ditë pas kësaj deklarate, e kundërta ka ndodhur në terren. Dhjetra inspektorë të tatimeve janë dyndur nëpër zona të ndryshme të Tiranës duke kontrolluar e gjobitur një numër të madh biznesesh të vegjël. Gjobat e inspektorëve të tatimeve kanë varjuar deri në 500 mijë lekë të reja dhe bllokim të biznesit deri në momentin që do të paguhet gjoba.
Pronarët dhe punonjësit e këtyre bizneseve nuk kanë pranuar të flasin para kamerave me frikën e një hakmarrje të mundshme nga ana e tatimorëve, por jashtë kamerës kanë sqaruar se pse janë gjobitur. Ka pasur edhe nga ato raste kur masa administrative është vendosur për ndryshimin e emërtimit të produktit në kuponin e prerë. Ky aksion i papritur ka shkaktuar frikë edhe në disa biznese, të cilët në kushtet e mungesë së informacionit kanë zgjedhur më mirë të ulin qepenin.
Të kontaktuar nga Report TV, nga Drejtoria e Tatimeve bëhet me dije se këto aksione janë kryer me urdhër të drejtorisë përkatëse për uljen e nivelit të informalitetit dhe gjoba, sipas sqarimit u janë vendosur atyre subjekteve që nuk lëshonin kuponin tatimor apo kishin mungesë dokumentacioni.
Ky aksion dhe këto masa drastike bien ndesh si me qëndrimet publike të qeverisë dhe vetë ministrit, i cili vetëm një ditë më parë theksoi se subjekt i fazës së tretë të aksionit duke do të jetë biznesi i vogël, pasi nuk është kjo kategori që bën evazionin në vend, por biznesi i madh.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

VIDEO











