Tatimet: Në katër vjet 35% më
shumë biznese të regjistruara

Brenda një mandati, numri i bizneseve të regjistruara në zyrën e tatimeve është rritur me 35%, shkruan Lexo.al.

Krahasimi i të dhënave zyrtare, të publikuara nga Tatimet, tregojnë se në periudhën 2012-2016 ka pasur rritje të çdo kategorie biznesi në vend.
 
Megjithatë, kategoria me më shumë rritje është ajo e biznesit të mesëm, shtresë e ndikuar veçanërisht nga operacioni anti-informalitet, që detyroi bizneset të deklaronin xhirot e tyre të vërteta. Numri i bizneseve të mesme në katër vjet është 7-fishuar.
 
Përsa i përket biznesit të madh, ai me xhiro mbi 5 milionë dollarë në vit, që prodhon edhe më shumë punësim, brenda këtij 4-vjeçari, numri është rritur nga 440 biznese në 602, ose 28% më shumë.
 
Ndonëse struktura e biznesit vazhdon të dominohet në shumicë dërrmuese nga biznesi i vogël, në këto katër vite vërehet se gjithmonë e më shumë sipërmarrës të vegjël janë në gjendje të rriten, duke kaluar në pragun e mesëm apo të lartë.
 
Një performancë e tillë, duket se është lehtësuar edhe nga zerimi i tatimit për biznesin e vogël dhe nga përgjysmimi i taksës për biznesin e mesëm.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave