Tatimet, nga sot hyjnë në 
fuqi gjobat e reja për biznesin

Tatimet, nga sot hyjnë në <br />fuqi gjobat e reja për biznesin
TIRANE- Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja ndëshkimore për shkeljet e bizneseve për moslëshimin e kuponave tatimorë, apo për mosdeklarim të punonjësve, të cilat mund të shkojnë deri 10 milionë lekë (afërisht 90 mijë dollarë). Ky ndëshkim u është rezervuar bizneseve të mëdha që nuk lëshojnë faturat tatimore. Po me 10 milionë lekë do të gjobiten edhe bizneset e mëdha që nuk kanë apo përdorin kasa fiskale jo në përputhje me ligjin.

“Për çdo konstatim (verifikim) të kryer, me gjobë në masën 10,000,000 (dhjetë milion) lekë për tatimpaguesit e regjistruar si subjekte të tatimit mbi fitimin, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjende, dhe gjobë në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë për tatimpaguesit e tjerë, rivlerësim tatimor i të gjithë mallrave gjendje dhe sekuestrim të mallrave gjendje”, thekson ligji i ri për Procedurat tatimore.

 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)