Tatimet njoftojnë bizneset: 20 gushti është afati i fundit për pagesën e tatimit në burim
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot gjithë tatimpaguesit se 20 gushti është afati i fundit për të kryer pagesat e tatimit në burim
Foto ilustruese
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, njoftoi sot gjithë tatimpaguesit (shoqëritë tregtare/personat juridikë), të cilët sipas ligjit “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” kanë marrë vendimin e destinimit të fitimit pas tatimit dhe e kanë shpërndarë atë në formë dividenti, se afati i fundit i deklarimit dhe pagesës së tatimit të mbajtur në burim, është data 20 Gusht 2018.
Deklarimi i shumës së dividentit, bëhet përmes deklaratës së tatimit të mbajtur në burim, e cila dorëzohet online në administratën tatimore brenda kësaj date. Pagesa për tatimin bëhet në bankat e nivelit të dytë, brenda datës 20 Gusht, pavarësisht nëse është kryer apo jo pagesa e dividentëve për subjektet/individët përfitues.
Gjithashtu, ju kujtojmë se në rast mosdeklarimi apo mospagese në afat të tatimit mbi dividentët, do të zbatohen dispozitat përkatëse ligjore. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve mbetet e angazhuar për informimin e tatimpaguesve mbi zbatimin me korrektesë të legjislacionit, si dhe për deklarimet sipas afateve. Sipas legjislacionit në fuqi duhet të deklarohet dhe mbahet tatimin në burim në masën 15 për qind nga shuma bruto e pagesave të mëposhtme, që lindin nga një burim në Republikën e Shqipërisë, janë:
-dividendët;
-ndarjet e fitimit;
-interesat;
-pagesat për të drejtat e autorit dhe për pronësinë intelektuale;
-pagesat për shërbimet teknike, shërbimet e menaxhimit, shërbimet financiare dhe ato të sigurimit;
-pagesat për menaxhimin dhe pjesëmarrjen në këshillat drejtues;
-pagesat për ndërtimin, instalimin, montimin ose për punë mbikëqyrëse që lidhen me to;
-pagesat për qeratë;
-pagesat për shfaqjet e aktorëve, të muzikantëve/ Monitor
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
73.7%
-
Jo
19.3%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 2426
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor, 21:03
-
Tatimet: Gati të rimbursojmë profesionistët e lirë, saktësoni të dhënat e llogarive bankare
3 Dhjetor, 14:45
-
Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë/ 37% e bizneseve kanë një borxh për të shlyer! Të vegjlit marrin hua për shpenzime të papritura, të mëdhenjt 'zhyten' për investime
19 Nëntor, 22:34
-
SHIFRAT/ Fitimi bruto i bizneseve vjet mbi 3.4 mld euro! ‘Trofeun’ e merr turizmi, por bizneset prodhuese më fitimprurëse
9 Nëntor, 18:27
-
Tatimet: 9 mijë biznese rritën pagat! 37 mijë të tjera me risk për nëndeklarim, do përballen me gjoba nëse nuk i deklarojnë deri më 20 nëntor
7 Nëntor, 13:15
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor, 15:29
-
Dhoma Amerikane e Tregtisë: Nëndeklarimi të luftohet me politikë të fortë, jo me aksione të përkohshme! Të ulet TVSH-ja e produkteve ushqimore
28 Tetor, 11:30
-
Tatimet: Shtyhet deri më 20 nëntor afati i dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing
25 Tetor, 10:46
-
Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare
6 Tetor, 17:58
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator, 17:22
-
'Amnistohet' shkelja e parë e bizneseve, vetëm këshillim nga inspektorët jo gjobë! Ministrja: Kontrolle vetëm mbi bazë risku, ligji i vjetër ka lejuar abuzime
3 Shtator, 17:16
-
Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro
10 Gusht, 09:06