TIRANE- Partia Demokratike ka depozituar dje në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e ndodhura në sistemin elektronit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Zëdhënësja e grupit parlamentar demokrat, Jorida Tabaku, në një deklarat për shtyp theksoi se incidenti i ndodhur në DPT duhet zbardhur në mënyrë që përgjegjësit të dalin përpara drejtësisë.

Kërkesa
Kërkesa e PD-së për ngritjen e Komisionit Parlamentar është e shoqëruar nga pjesa filmike të ambientetve të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe ky flimin vjen i zbardhur. Por ndryshe nga sa ishte paraqitur më parë, në këtë filimim dalin edhe emra të personave të tjerë që sipas PD-së janë përfshirë në këtë ngjarje. Konkretisht deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho është një nga personat që ka qenë në DPT ditën kur ka nisur problematika në sistemin e IT-së. “Nga të dhënat që disponon Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, rezulton se në datë 12.11.2013 Renald Rista, me detyrë Drejtor i IT pranë DPT është thirrur në zyrë nga Brisida Shehaj, me detyrë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, e cila e ka prezantuar me Tatjana Elezi, drejtore e Auditit të Ministrisë së Financave dhe Panajot Gjiknuri, këshilltar i Ministrit të Financave për IT.

Nga Drejtoresha e Përgjithshme është komunikuar se Gjiknuri do të merrej edhe me situatën e IT në DPT. Më datë 15.11.2013 rreth orës 10:20 Rista është informuar nga specialistët e drejtorisë së IT (Andi Agaraj dhe Alketa Aliaj) se Drejtoresha e Përgjithshme Brisida Shehaj, kishte hyrë në dhomën e serverave sëbashku me një person të panjohur prej tyre. Rista ka verifikuar menjëherë kamerat e sigurisë nga ku rezulton se në orën 09:50 në zyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme ishte paraqitur Ermal Beqiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Spartak Braho. Në orën 10:18 Drejtoresha e Përgjithshme bashkë me Beqiri janë futur në dhomat e serverave. Në orën 16:15 Risa ka zhvilluar një takim në zyrën e Drejtores së Përgjithshme me Ermal Beqiri.

Drejtoresha e Përgjithshme e ka prezantuar atë si të derguarin e Ministrit te Financave dhe të Kryeministrit, dhe që ishte i ngarkuar të bënte një raport për sistemet elektronike të tatimeve”, thuhet në kërkesën e PD-së. Në vijom të saj, sipas PD-së rezulton se tri persona kanë bërë kopimin e të gjithë sistemit të të dhënave në serverat e DPT dhe më pas ka filluar që të lind problemi që zgjati për disa dit.

Në kërkesën e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë thuhet gjithashtu se afati i fundëm i funksiomimit të këtij komisioni është 2 muaj pas fuqizimit të tij, gjë kjo që më parë duhet të kaloi në votim në sencë plenare. Por krahas kësaj, vihet re se në përbërjen e këtij komisioni shumicën do ta ketë opozita. Pra kërkesa thekson se komisioni hetimorë duhet të ketë 13 anëtarë nga ku 7 duhet t’i përkasin opozitë dhe 6 mazhorancës, ku edhe kryesimin ta ketë Partia Demokratike. Gjithësesi ky draft duhet të kaloi më parë në procedurat përlamentare të cilët pritet që ta zgjasin edhe për disa dit.

Shkelja ligjore, është abuzuar me konfidencialitetin
Një nga shkelet ligjore që pretendon Partia Demokratike në kopimin e sistemit të IT në DPT është edhe shkelja e konfidencialitetit. Sipas tyre neni 31 i ligjit për “Procedurat Tatimore”, thekson se: “1. Çdo tatimpagues ka të drejtën e konfidencialitetit për të dhënat e veta tatimore e financiare, të administruara nga administrata tatimore. 2. E dhënë tatimore dhe financiare është çdo informacion, i cili merret nga administrata tatimore, gjatë ushtrimit të funksioneve, tek tatimpaguesi ose palët e treta.”.

Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)