Tatimet zbarkojnë në Shkodër, bllokohet restoranti ‘San Francisco’

Tatimet zbarkojnë në Shkodër, bllokohet restoranti ‘San Francisco’

Restoranti ‘San Francisco’ në Shkodër që është bllokuar nga Tatimet

Drejtoria e Tatimeve vijon kontrollin me inspektorët jo vetëm në vijën bregdetare, por në të gjithë vendin. Pas aksioneve në Jug, janë bllokuar disa subjekte edhe në Shkodër, mes tyre restoranti  ‘San Francisco’.

Arsyeja e bllokimit për 30 ditë ka qenë mos lëshimi i kuptonit tatimor, i përsëritur. Rasti është konstatuar mbrëmë nga inspektorët. Report Tv sjell pamjet, teksa restorantit i janë vendosur shiritat.  Drejtoria e Tatimeve bën apel që të gjitha subjektet të formalizohen për të shmangur problemet me ligjin.

Ditët e fundit janë bllokuar disa resorte, mes tyre edhe ai në Qeparo, 'Markela Kokëdhima' në pronësi të ish-deputetit socialist, Koço Kokëdhima. Ndërsa më herët u bllokua "Tropikali" në Durrës dhe disa resorte të njohura në Dhërmi dhe Gjirin e Lalzit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:07
Tatimet i bllokuan restorantin, biznesmeni shkodran letër Ramës: Po silleni si xhandar!

Pas bllokimit nga Tatimet për moslëshim të kuponit tatimor të restorantit ‘San Francisco’ në Shkodër, ka reaguar pronari Nikolin Shqau, cili i ka dërguar një letër të hapur kryeministrit Rama dhe ministrit të Financave Ahmetaj. Ai thotë se Tatimet u kanë bërë presion, kanë vendosur gjoba dhe mbrëmë u kanë mbyllur biznesin, sipas tij pa të drejtë. Shqau akuzon për korrupsion, ndërsa shton se shteti po sillet si xhandar me biznesin.

Letra e pronarit të restorantit drejtuar kryeministrit Rama dhe ministrit Ahmetajt

I nderuar Zoti Kryemisnister,

Ne jemi nje bisnes familjar ne qytetin e Shkodres (San Francisco Restorant) me adresa rruge Kol Idromeno, lagje Vasil Shanto ku kemi te punsuar 16 puntore dhe 12 kursant nga shkolla profesionale Hamdi Bushati. Si nje dite si cdo dite perballemi me sakrifica te medha per te mbajtur puntoret ne pune dhe per ti siguruar familjes sime buken e gojes. Nuk te di si eshte puna por punonjesit e institucioneve te taksave na bijne ne qafe duke na vene gjoba krejtesisht te padrejta dhe me ne fund duke na mbyllur bisnesin ne menyre krejt te padrejte. Ne jemi ne rregull me te gjitha dokumentacionet qe i nevojiten cdo bisnesi dhe jemi krejt ne rregull me ligjin duke paguar taksat rregullisht sipas detyrimeve.  Jam shum i revoltuar ndaj ketyre individeve qe ne menyre te qellimshme per te ndihmuar konkurencen e pandershme vijne dhe na vendosin gjoba ne menyr krejt te padrejte dhe na bllokojne edhe biznesin.

Edhe turpi ka marren e vet. Institucionet i ka mbuluar korrupsioni dhe po nuk pagove nuk te len te besh bisnes. Ketu eshte bjeri atij qe eshte ne rregull me ligjin se te te parregulltit i kan gati per te shtuar oferten e pagesave. Shteti mbahet me taksat e bisnesit ne kembe, nuk e di ku e ka leverdin shteti per te mbyllur bisnesin kur i paguan detyrimet ne rregull, kur ne nje kohe une e di se shteti do te mbledh taksa sa me shume qe te ofroje sherbime ndaj qytetarit. Nga rruga 28 Nentori dhe ne rrugen Kol Indromeno jane shume bisnese si me mundime shume te medhaja dhe ne menyre krejtesisht te ndershme pagaujne detyrimet shtetit, por ka edhe nga ata bisnese ne pedonale ne qender te qytetit qe ushtrojne te njejtin aktivitet si ne ushtrojme qe nuk paguajne taksa madje nuk jan te regjistruar fare si bisnes. Jetoj me shprese se nje dite shteti do pajtohet me popullin e vet dhe jo te sillet si xhandare me bisnesin. Nuk e di se ku te ankohem dhe kujt ti ankohem per te drejten time per te vazhduar te ushtroj biznisin pa u dhunuar ne qytetin e shkoders ju letemi merreni ne konsiderat ankesen time.

Pronari i restorantit Nikolin Shqau

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILO: 02/08/2018 13:20

    Je mesuar ti duke goditur vetem biznesin e vogel ndersa ti beje palle , tani qe te ven ne nje rrang me te i thua xhandar, xhelat su vjen turp nuk u ngopet duke e vjedhur kete popull dhe duke mos paguar asgje.

    Përgjigju
  • berti: 30/07/2018 10:08

    ligji duhet te jet i drejte per te gjthe se disa punojne me regulla eshte shume e vertet dhe disa n mes qendre pa kase pa kupon duken sikur jane te shkathet se i koruptojne ato tatimeve

    Përgjigju
  • Iliri: 30/07/2018 09:42

    Jo mer plak se nuk po sillet si xhelat.keshtu e do ligji.tatimet duhet ti paguash ndryshe nuk ka shtet.bravo rama

    Përgjigju
  • Resorti himar: 29/07/2018 21:54

    Nje gje nuk kuptojm ne , Keta gjakpiresa qe po nuk u dhe aq leke sa duan ata per te te “mbrojtur gjithe sezonin” do ta shikojm se ca do na bejn gjithe dimrin ku rrin keta mbyllur dhe presin ne? Se ne durres e tirane ku ne jetojm nuk shikojm ndonje kupton tatimore asnjeher , po degjojm vetem pagesat mujore qe ata japin dhe nuk i prek dot njeri, nje masaker po bejn nje turp dhe nje shkaterrim te biznesit me dashje dhe direkt me urdher te Vasilika vjeros.

    Përgjigju
    • ILO: 02/08/2018 13:23

      Nuk e di per Durresin po ne Tirane nuk ka shans te mos presesh fature edhe kafet ne rrugicat e lagjeve.

    • Loni: 30/07/2018 12:01

      Ska shonce ne Tr te punosh ashtu pa faturra, kto jan muhabete kafeneshe Historikisht Tatimet kryesore Tirana i paguan per shqiperine.

    • anna: 30/07/2018 08:17

      Hetimi tatimor 80% jane te LESHELISE vazhdojne e bejne ligjin ne kete vend te korruptuar.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion