Tatimi i profesionistëve të pritje, Kushtetuesja pa vendim! Profesionistët: Tatimi jo-kushtetues! Qeveria: Ligj i Drejtë

Tatimi i profesionistëve të pritje, Kushtetuesja pa vendim! Profesionistët: Tatimi jo-kushtetues! Qeveria: Ligj i Drejtë

Gjykata Kushtetuese

“Trupa gjykuese tërhiqet për të marrë vendim. Data dhe ora e shpalljes së vendimit do ju njoftohet sipas parashikimeve ligjore”, tha kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.

Në seancën e fundit për shqyrtimin e 4 kërkesave për shfuqizimin e pjesshëm të ligjit që parashikon tatimin e profesionistëve të lirë në Gjykatën Kushtetuese u paraqitën konkluzionet pro dhe kundër për këtë ligj.

Përpara trupës gjykuese, pala akuzuese përsëriti deklaratat e seancës së parë, duke e konsideruar tatimin diskriminues dhe anti-kushtetues.

“Në këto 11 vite ka ndodhur një ç‘edukim fiskal dhe një papërgjegjshmëri fiskale që ka prodhuar më tej rritje të informalitetit dhe dëmtuar ekonominë e vendit. Jo vetëm që cenon sigurinë juridike, lirinë e tregut por është edhe diskriminues”, u shpreh Jorida Tabaku.

“Profesionet e lira sipas këtij ligji i ushtrohen tatimit që prej janarit 2024, ndërsa të gjithë të vetëpunësuarit e tjerë që janë me të njëjtin lloj aktiviteti do tatohen në 2030. Kemi një diferencim në bazë profesioni i cili është i paarsyeshëm”, tha avokati Armando Toslluku.

Pretendimet e akuzës, sipas përfaqësuesve të qeverisë dhe kuvendit nuk janë të faktuara.

“Pala kërkuese nuk ka paraqitur asnjë kërkesë shkak pasojë që të vërtetojë mes fillimit të aplikimit të tatimeve, dhe pezullimeve. Nuk është faktuar nga kërkuesit se aplikimi i tatimit mbi të ardhurat sipas këtij ligji të jetë një barrë e rëndë sa mos të ushtrojnë aktivitetin”, tha Ervina Domi, përfaqësues e Kuvendit.

“Nuk është provuar se si përmes dispozitave ligjore të cituara, cenohen parimet ligjore dhe kushtetuese”, tha avokatja e shtetit Irma Qosja.

Përfaqësueset e Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave thanë se tatimi i profesionistëve erdhi si rezultat i abuzimeve të bëra, dhe se brenda pak vitesh këtë tatim do e paguaj edhe biznesi i vogël.

“Të ardhurat e këtyre subjekteve në 5 vitet e fundit sipas vetë-deklarimeve të profesionistëve janë 3 miliardë dollarë ku fitimi neto është 1.7 miliardë dollarë, që përkthehet në mungesë tatimi në buxhetin e shtetit 25 miliardë lekë. Kemi argumentuar efektet negative dhe devijimet që ka sjellë skema përjashtuese e kësaj kategorie, si rritja e lartë e numrit të të vetë paguesve, mos zgjerim biznesi, stopim i rritjes së punësimit në listë pagesa duke krijuar skema për të shmangur tatimin dhe për të përfituar padrejtësisht nga lehtësia fiskale”, tha përfaqësuesja e Kuvendit.

Ky kufizim do të jetë për një periudhë të shkurtër kohore pasi me 1 janar 2030 do të aplikohet e njëjta normë tatimore për të gjithë të vete punësuarit ashtu edhe për profesionistët e lirë”, tha avokatja e shtetit Irma Qosja.

Në përfundim të seancës, deputetja Jorida Tabaku tha se pret vendim të drejtë nga Kushtetuesja.

“Unë besoj dhe shpresoj që Gjykata Kushtetuese do të mbrojë të mirën publike, dhe do të bëhet në krah të profesionistëve të lirë. Do të marrë vendim për të gjykuar se taksa është anti-kushtetuese”, tha deputetja Jorida Tabaku.

Janë 25 mijë profesionistë sipas tatimeve që preken nga ligji i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti dhe nga tatimi me fasha 15% kush ka fitim deri 14 milionë lekë dhe 23% kush fiton mbi këtë shumë.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet Rama të pranojë një qeveri teknike siç pretendon Sali Berisha?



×

Lajmi i fundit

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë

Shembet skela 60 metra e lartë në Zvicër, 4 punëtorë të vdekur, 8 të plagosur! Mes viktimave 1 shqiptar e 2 portugezë