Tatimorët kanë kontrolluar
në terren rreth 6.600 biznese

Inspektorët tatimorë, në kuader të fushatës sensibilizuese për   lëshimin e kuponit tatimor, që ka nisur prej datës 1 gusht 2016, kanë kontrolluar në terren rreth 6.600 biznese në të gjithë vendin. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Tatimeve Flobenc Dilaveri shpjegoi dje për mediat se nga kjo fushatë janë konstatuar probleme të llojeve të ndryshme në 12-15 për qind të subjekteve të kontrolluara.

Ai theksoi se në asnjë rast nuk janë vendosur gjoba nga ana e administratës tatimore, pasi qëllimi i kësaj nisme nuk është penalizimi i biznesit privat, por sensibilizimi i tij për funksionimin e kasës fiskale dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Por cilët janë bizneset që janë kontrolluar?
Sipas zv.drejtorit Dilaveri, kryesisht është biznesi i madh dhe i mesëm, por nuk është se tatimorët i kanë ndarë. “Jemi bazuar më shumë në lëvizje mbi bazë territori dhe gjeografike sesa biznes i madh apo i vogël”. Një gjë t ëtillë e kishte theksuar para se të niste aksioni edhe ministry Ahmetaj. Sipas tij “nuk është objektivi ynë të vendosim gjoba, objektivi ynë është të ndihmojmë tatimpaguesit të zbatojnë detyrimin ligjor. Gjoba është e fundit, ju e shikoni që na ka funksionuar qasja e re dhe të jeni të bindur që do të na funksionojë akoma më shumë nëse ditë pas ditë, në punë, në terren apo në zyrë, ne jemi më profesionalë. Duke filluar nga data 1 gusht Tatimet do të jenë në terren, për të dialoguar, për të verifikuar në dhe me sipërmarrjen, zbatimin e ligjin në lidhje me lëshimin e kuponit tatimor. Fatura dhe kuponi tatimor janë institucione, në bazë të të cilave ndërtohet buxheti i shtetit dhe beteja jonë është jot ë gjobisim, beteja jonë është t’i bëjmë këto institucione të normës së përditshme në jetën e sipërmarrjes dhe qytetarit”, u shpreh kreu i Financave.

Sipas Dilaverit, fushata e sensibilizimit për kuponin do të vijojë deri në fund të gushtit. Krahas tatimorëve të terrenit në rrethe, në të janë angazhuar edhe strukturat e hetimit tatimor, të përqendruara kryesisht në zonën e bregdetit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Doçi në ‘Repolitix’: Shkëlzeni sekser, mori 700 mijë euro nga biznesmenët se i favorizoi te Berisha! 400 mijë euro fatura fiktive të Argitës