Moderatorja e njohur shqiptare Xhemi Shehu është fotografuar në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Spanjë, gjatë ndeshjes mes Real Madrid dhe Bayern Munchen.

xhemi shehu

Shehu ka spikatur mes 82000 tifozëve foto e së cilës është publikuar në të gjitha faqet online në Spanjë duke përmendur këtu edhe gazetën “Marca”.

Xhemi ka asistuar në ndeshjen e datës 23 prill së bashku me bashkëshortin e saj.

xhemi shehu

Gjithashtu një tjetër figurë e njohur së bashku me moderatoren ishte edhe deputeti e Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar edhe ai me bashkëshorten e tij.

Përveç mediave në Spanjë miqtë dhe kolegët e Xhemit si Ledion Liço apo Arbana Osmani i kanë postuar fotot në faqet e tyre në Instagram.

xhemi shehu

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)