TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka humbur gjyqin me Argita Malltezin, dhe është dënuar më 5 milionë lekë të vjetra. Vendimi është dhënë sot më 22 korrik nga Gjykata e Tiranës.
 
Deputeti Socialist u padit nga vajza e kryeministrit në ikje, Sali Berisha.
 
Argita Malltezi e akuzon deputetin Balla për shpifje. Padia është dorëzuar në 11 janar 2013 për shkaktim dëmi.
 
Vendimi ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u dha nga gjyqtarja Marjana Shegani (Dedi).
 
Padia ndaj Ballës ka qenë 25 mln të vjetra, ndërkohë që nga gjykata u dënua me 5 milionë lektë të vjetra.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)