Taulant Balla: Investimet gjermane
në Shqipëri kanë vlerë të dyfishtë

Taulant Balla: Investimet gjermane<br />në Shqipëri kanë vlerë të dyfishtë
Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.
 
Balla në një status në faqen e tij në Facebook, shkruan se me ambasadoren gjerman ka biseduar për investimet në Shqipëri.
 
Marrëdhëniet Shqipëri-Gjermani në kuadrin politik janë tashmë në nivel të shkëlqyer, dhe duhet t'i vendosim në dobi të bashkëpunimit edhe më të gjerë ekonomik dhe tregtar.
 
Në takimin me Ambasadoren e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, pata mundësinë t'i shpreh vlerësimin se "Investimet gjermane në Shqipëri, ne i shohim jo vetëm si burim të ardhurash, por edhe si një instrument të transformimit të kulturës së sipërmarrjes dhe të kulturës së punës.
 
Kjo është arsyeja pse ne jemi shumë të interesuar dhe pse i konsiderojmë ato me një vlerë të dyfishtë. Së bashku me Ambasadën Gjermane në Tiranë, ne do të vazhdojmë kontaktet edhe me sipërmarrjen gjermane, prezente tashmë në Shqipëri.
 
Gjithashtu kemi planifikuar për të çuar më tutje kontaktet e nisura muajt e kaluar, në disa takime të mëtejshme me disa nga kompanitë e interesuara gjermane për të investuar në Shqipëri
" shprehet Balla.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011