Menjëherë pas seancës së sotme në Kuvend ku u debatua për të hedhur poshtë vendimin e presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte zhdekretimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka konsumuar një kafe disa prej deputetëve të rinj opozitarë të Kuvendit.
Në foto e publikuara Balla shihet në krahë të deputetit, njëkohësisht kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi. Gjithashtu në foto është edhe deputeti 77-vjeçar Selami Janisheri.
Kujtojmë se ditën e sotme seanca e Kuvendit zgjati rreth 5 orë ku pati debate të shumta mes deputetëve socialistë dhe atyre opozitar.
Komento
Bravo. Kjo eshte opozita qe duam.
Përgjigju