Taulant Balla: PD, armiku i Vettingut,
mos i votoni se rrezikohet reforma 

Taulant Balla: PD, armiku i Vettingut,<br />mos i votoni se rrezikohet reforma 
Drejtuesi politik i PS në qarkun e Elbasanit për zgjedhjet e 25 Qershorit, Taulant Balla së bashku me kandidatë të tjerë për deputetë zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e lagjes “Sul Papri” në qytetin e Elbasanit.
 
Në fillim të fjalës së tij deputeti Balla ndau me të pranishmit rëndësinë e Reformës në Drejtësi.
 
Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje të zakonshme, këto janë një palë zgjedhje të cilat kanë të bëjnë me ndarjen e historisë së 25 viteve që shkuan kështu me vitet që do vijnë më pas që kanë nevojë për një sistem më të drejtë.
 
Sistemi i ri i drejtësisë që po lind pas miratimi të Reformës në Drejtësi dhe pas kalimit të Vettingut, do jetë një sistem drejtësie që drejtësinë do ja japi atij që i takon dhe jo atij që e paguan. Duhet të kuptojmë të gjithë që vjen një moment që mund të vihet në rrezik vazhdimi i reforme në drejtësi nëse të gjithë ata që janë kundër reformës në drejtësi mund të ribashkohen përsëri bashkë.
 
Mos harroni që reforma në drejtësi ka shumë armiq, edhe ata që erdhën e votuan Vettingun javën e kalaur, erdhën në sallë kartonin lart kokën poshtë nga turpi se ndejën tre muaj në çadër vetëm për ta vonuar Vettingun. U betuan takim për takim, britmë pas britme, thirrje pas thirrje,  duke thënë, nuk do ta votojmë sepse ky është një plan i gjermanëve dhe i amerikanëve kundër PD.
 
A thua e ka në tefter Gjermania dhe Amerika PD-në për punët e tyre. Ata kanë merakun që Shqipëria t’i bashkohet ashtu siç i takon familjes së madhe europiane dhe se Vettingu është kushti që ne duhet të plotësonim për të hapur negociatat me BE-ne dhe gjithë kjo vonesë që na shkaktoi PD-ja është e pakuptueshme.
 
Por do jetë e pakuptueshme nëse ne më 25 Qershor nuk bëhemi të gjithë bashkë për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës që timonin e reformave dhe timonin e Shqipërisë sonë ta ketë vetëm PS, sepse në këto 4 vite që shkuan na dhanë të kuptojmë që nuk ecim dot me shpejtësinë dhe cilësinë që duhet
".
 
Më tej Balla shpalosi një para qytetarëve një pjesë të programit të Partisë Socialiste për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur tek ato reforma që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e gjithësecilit.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur

Paris 2024/ Mundësi Valiev fitoi medaljen historike për Shqipërinë, Rama: Një lajm që flet shumë! Komitetit ynë Olimpik ka rilindur