Kanë nisur provat në linjën hekurudhore Tiranë-Rinas-Vorë-Durrës. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti Taulant Balla, i cili ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga procesi i testimit të kësaj linje.
Në pamjet e publikuara shfaqet treni në stacion, ndërsa disa punonjës të cilët ndodhen në peron gjatë zhvillimit të provave.
Linja do të shërbejë për lidhjen hekurudhore mes Tiranës, aeroportit të Rinasit, Vorës dhe Durrësit, duke përfshirë disa prej pikave kryesore të transportit në këtë aks.
"Fillojnë provat në Linjën Hekurudhore Tiranë-Rinas-Vorë-Durrës"-shkruan Balla.
-
Sa pamje e bukur kjo foto 3D , kjo eshte prova me foto, te Pakten luli e beri si video tramvajen kinostudio Kombinat kurse tao vetem nji foto. Qyqja
Përgjigju -
C jeni tu talle lesht me ket popull o lum miku........!!!
Përgjigju -
Peshku ne det tigani ne zjarr i thone kesaj akoma nuk jan bere stacionet ne durres nuk dihet se kur mbaron besojme se ne fund te 2027 kur te mbyllen grupkapitujte e per pranimin ne BE
Përgjigju










Komente
Komento