Taulant Balla takim me diasporën shqiptare në Kozani të Greqisë: Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

Taulant Balla takim me diasporën shqiptare në Kozani të Greqisë: Regjistrohuni në KQZ për votën e 11 Majit

Taulant Balla gjatë takimit me emigrantët në Greqi

Drejtuesi Politik për Diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla, u takua me emigrantët shqiptarë në Kozani të Greqisë.

Takimi erdhi në kuadër të turit politik dhe informues për procesin e regjistrimit në platformën e KQZ-së, për zgjedhjet e 11 Majit.

"Ende në diasporë ka një numër shumë të madh të bashkatdhetarëve tanë që duhet të regjistrohen dhe duhet të votojnë. Është shumë e rëndësishme që të trokasim derë më derë. Momenti historik në të cilin ndodhet Shqipëria kërkon angazhimin e të gjithëve në rrugën drejt anëtarësimit në BE në mënyrë që ta shohim veten jo pas Greqisë por krah saj”, tha Balla ndër të tjera.

Ai gjithashtu kërkoi votën për Partinë Socialiste, duke vënë në pah progresin e vendit në integrimin europian dhe misionin “Shqipëria 2030 në BE”.

"Shqipërinë, anëtare të Bashkimit Europian mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama. Kaq. Dhe prandaj është shumë i rëndësishëm që ky progres i arritur deri tani mos na shkojë dëm. Se ne i kemi ndarë punët në Shqipëri. Njëri që është për të rregulluar quhet Edi Rama. Për të prishur kemi njërin te ballkoni", tha Balla para mbështetësve të mazhorancës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë