Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar një takim mjaft të rëndësishëm me Sekretarin e Shtetit, Stefan Mayer, në Ministrinë e Brendshme.

Kryefjalë e takimit ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe rendit publik, ku rezultatet e arritura shprehin qartë angazhimin e institucioneve shqiptare në këtë betejë, duke vlerësuar në mënyrë të veçantë operacionet e fundit kundër grupeve kriminale dhe përmirësimin e treguesve të sigurisë publike.

Shqipëria ka ecur përpara me procesin screening. Reforma në drejtësi po ecën me ritmet e duhura, ndërkohë që procesi i vettingut është drejt përfundimit.  Reforma zgjedhore është perfunduar drafti sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, dhe për herë të parë në një reformë zgjedhore janë pasqyruar të gjitha rekomandimet që nga viti 2013. 

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së

Mayer vlerësoi punën e institucioneve shqiptare në këtë luftë dhe shprehu angazhimin dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë gjermane, në vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë të ministrive të Brendshme dhe policive të dy vendeve.

Gjithashtu një tjetër temë diskutim ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit ( Frontex), që është e para e këtij lloji në rajon.

Gjatë diskutimeve në takim, Sekretari ra dakord që Reforma në Drejtësi dhe Vettingu i gjyqësorit po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.

Në fund të takimit, Mayer nënvizoi edhe njëherë mbështetjen e Ministrisë së Brendshme gjermane dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë takimeve në Gjermani, Balla u shoqërua deputetët Ervin Bushati dhe Blerina Gjylameti, si dhe dy zëvendësmistrat Teuta Vodo dhe Julian Hodaj.