Taulant Balla: Zgjedhjet në Kavajë
do të zhvillohen edhe pa opozitën

Taulant Balla: Zgjedhjet në Kavajë<br />do të zhvillohen edhe pa opozitën
TIRANË-Deputeti i PS, Taulant Balla ka deklaruar mesditën e kësaj të hëne, pas mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, se zgjedhjet në Kavajë do të zhvillohen në 7 maj edhe nëse opozita nuk do të marri pjesë.
 
“PS do të marrë pjesë në zgjedhjet në Kavajë edhe pa opozitën. Shumica i ka votat e nevojshme për implementimin e ligjeve. Gjithashtu qeveria është e gatshme për të diskutuar rreth çdo gjëje me opozitën”, u shpreh Balla.
 
Balla përsëriti apelin e tij për opozitën për të shkuar në Kuvend të enjten për të votuar ndryshimet në Kodin e Procedurës penale, Kodin Penal dhe një sërë ligjesh të cilat janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi.
 
 “Maxhoranca sigurisht që i ka votat për të vazhduar miratimin e tyre, por është një moment i mirë për të ribërë thirrje opozitës që të kryejë detyrimet e veta përfaqësuese përkundrejt asaj pjese shqiptare që i ka besuar mandatet e tyre në Kuvend të vijnë të votojnë ligje shumë të rëndësishme sikurse janë Kodi i Procedurës Penale, Kodi Penal të cilat do të intensifikojnë më tek luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe çdo të keqe tjetër të shoqërisë tonë’’,-u shpreh Balla. 

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik

OBSH shpall sërish linë e majmunëve si emergjencë globale për shëndetin publik