Futbollisti shqiptar realizoi dy herë në fitoren 4-0 që Kayserispor mori kundër Istanbulsporit në Ligën e Parë Turke. Seferi, i cili pritet të grumbullohet në kombëtare, zhbllokoi shifrat në minutën e 25 dhe më pas i vulosi ato në të 83-ën. Me këtë ‘dopietë’ Seferi parakaloi Rey Manajn pas javës së 7 të kampionatit, duke u ngjitur në kuotën e 7 realizimeve kundrejt 6 që ka Manaj.

Gol realizoi edhe Jasir Asani në Champions League aziatike. Mëngjarashi zhbllokoi shifrat në fitoren 3-0 që Esteghal mori kundër Al-Saad të Katarit.