Futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka do të bëhet baba për herë të parë.
Ditën e sotme ai ka zbuluar se partnerja e tij, Arbnora do të sjellë në jetë një fëmijë.
Taulanti e ndau lajmin e bukur më anë të një fotoje në profilin e tij, ku ishte ai bashkë me partneren, ku ajo mbante dy çorape mbi barkun e rrumbullakosur që lexonin: “E dua mamin dhe babin”.
Taulanti nuk e zbuloi gjininë e fëmijës dhe me siguri për këtë gjë do të na duhet të presim derisa të vijë në jetë.
Kujtojmë se Xhaka i propozoi të fejuarës së tij për martesë gjatë muajit qershor dhe ndoshta pas lindjes së fëmijës ata do të kurorëzojnë edhe dashurinë e tyre.
Në 7 tetor vëllai i tij Granit Xhaka u bë baba për herë të parë, me një vajzë që vendosën ta quanin me emrin Ayana.