Xhaka godet kundërshtarin me stilin 'Zidane', katër të kuq në duelin deçiziv (VIDEO)

Xhaka godet kundërshtarin me stilin 'Zidane', katër të kuq në duelin deçiziv (VIDEO)

Taulant Xhaka duke goditur kundërshtarin

Baseli humbi 0-2 me Zurich në ndeshjen e raundit të 32-të në ligën elitare të Zvicrës. Në këtë përballje, Taulant Xhaka la fushën në minutën e 90+12 pasi goditi kundërshtarin me kokë. Me stilin "Zidane", Xhaka nuk u kursye ndaj kundërshtarit, me arbitrin Dudic që nuk kursu kartonin.

Ndeshja ishte e tensionuar në fundin e saj, duke bërë që arbitri të nxirrte katër kartona të kuq. Adams, Burger dhe Taulant Xhaka nuk e mbyllën ndeshjen për Basel, ndërsa Kryeziu u ndëshkua për miqtë edhe pse në pankinë.

Me Young Boys që është shpallur kampion në Zvicër, gara tanime është për zonën europiane, me Baselin që humbi terren me katër pikë nga vendi i katërt, duke rrezikuar pjesëmarrjen në Europa League. Zurich me tri pikët jetike është shkëputur me gjashtë pikë nga zona e ftohtë.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë