Taulant Xhaka: Serbët të mos vijnë
në Shkodër, mund të ketë hakmarrje

Taulant Xhaka: Serbët të mos vijnë<br />në Shkodër, mund të ketë hakmarrje
Pavarësisht distancës së largët kur do të zhvillohet ndeshja e kthimit mes Shqipërisë dhe Serbisë 8 Tetor 2015, tashmë në vendin e shqiponjave dhe saktësisht në Shkodër, inati me kundërshtarin është i vjetër dhe më aktual se kurrë.

Trazirat e mundshme në ndeshjen e kthimit i paralajmëron mesfushori Taulant Xhaka në një intervistë për Online, teksa shprehet se “Tifozët serbë të mos vijnë në Shkodër, mund të ketë probleme të mëdha.

Nëse shikuesit serbë vijnë atëherë do të jetë rrezik, sepse populli jonë mund të hakmerret për atë që ka ndodhur më 14-10-2014 në Beograd”shprehet shqiptari nga Kosova, që ishte njëri nga protagonistët kryesorë në incidentin e ndodhur në Beograd në ndeshjen e parë, kur lojtari serb Markovic tërhoqi flamurin shqiptar.

Xhaka u bë hero në atë ndeshje, pasi nuk lejoi prekjen e flamurit, gjë që solli më pas edhe përplasjen e madhe që pret të marrë përgjigje në KAS. Mesfushori beson se KAS do të japë drejtësi, që do të thotë 3 pikët për Shqipërinë.

“Ka dalë edhe një video që nuk ka qenë më përpara dhe ata nuk e kanë parë, kështu që shpresoj se vendimi do të jetë në favorin tonë”. Përsa i përket kualifikimit, Xhaka beson se kuqezinjtë do të shkojnë në Francë. “Shanset janë të mira për t’u kualifikuar edhe do të kualifikohemi për në Francë me 2016”.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'

Si më spiunonte komshiu, Sigurimi i Shtetit i kishte bërë prangat gati! Murat Basha rrëfen në 'Esencë'