SHBA - Një betejë e re ka nisur për tavanin e borxhit në SHBA. Presidenti Barack Obama në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, theksoi se ekonomia amerikane do të dëmtohet në qoftë se nuk miratohet me shpejtësi ngritja e tavanit të borxhit.
Obama u shpreh se tani për tani ekonomia amerikane është në rritje dhe bizneset kanë krijuar vende të reja pune, në mënyrë që të jemi gati për një vit të mirë por kjo nuk do të ndodhë nëse nuk marrim vendime të zgjuara.
“Ne nuk jemi një komb debitor dhe Amerika nuk mund të përballojë një tjetër debat mbi faturat që duhet të paguajmë”, është shprehur në fund Obama.
Ligjvënësit amerikanë të pikpamjeve të ndryshme politike kanë paraqitur qëndrimet e tyre mbi problemet buxhetore të vendit. Republikanët nuk pranojnë të konsiderojnë rritje të mëtejshme të taksave, duke u shprehur se "çështja e taksave ka përfunduar dhe se ligjvënësit duhet të përqëndrohen tek shkurtimi i shpenzimeve qeveritare.
Nëse Kongresi nuk arrin të ngrejë kufirin e borxhit të SHBA-s, Departamentit të Thesarit do t’i duhet të marrë para hua për të paguar detyrimet e shpenzimeve qeveritare dhe do të shkaktojë pasoja të rënda në tregjet financiare në mbarë botën.
Redaksia online
(eç/lç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com