Tavë me brokoli dhe djathë

Përbërësit:

  • 1 brokoli i madh
  • 3 - 4 vezë
  • 1/2 gotë misër
  • 1/3 gotë spec i kuq në kubikë
  • 200 gr mocarela
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Pak hudhër pluhur/ qepë pluhur (opsionale)
  • Spec djegës i thatë sipas shijes

Përgatitja:

Ndajmë në copa të vogla dhe ziejmë në avull brokolin 6–8 minuta, derisa të zbutet. E lëmë të ftohet pak dhe shtrydhim ujin e tepërt (shumë e rëndësishme që baza të mos dalë e lagur). Shtrijmë letër pjekje në një tavë. Shpërndajmë brokolin në mënyrë të barabartë dhe e shtypim me një shtypëse patatesh ose lugë, duke formuar një bazë 0.8–1.2 cm (ose mund ta lemë brokolin lule-lule). E spërkatim me vaj ulliri, pak kripë dhe piper. Ngrohim furrën në 200°C dhe pjekim bazën 8–10 minuta që të ngurtësohet. Shtojmë misrin dhe specin e kuq. Rrahim vezët me kripë, piper dhe hudhër pluhur. E hedhim mbi sipërfaqe dhe e mbulojmë me mocarelë të grirë. E vendosim tavën në furrë edhe 10–15 minuta, derisa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të artë.