Tavë me patate, brokoli, presh dhe spinaq

Përbërësit:

  • 4 patate mesatare
  • ¼ kokë brokoli
  • 1 presh i prerë në rrathë
  • 1 grusht spinaq i freskët
  • 1 grusht djathë i verdhë i grirë
  • 200 ml pana për gatim
  • 3 kokrra vezë
  • Pak djathë i bardhë i thërrmuar
  • Kripë, piper i zi, arrëmyshk

Përgatitja:

Ziejini patatet derisa të zbuten, qërojini dhe pritini në feta. Ziejeni brokolin për 3–4 minuta dhe kullojeni. Kaurdisni preshin në pak vaj ulliri derisa të zbutet. Në një tavë vendosni me shtresa: patatet, preshin, spinaqin, brokolin dhe djathin e butë të verdhë. Rrihni vezët me panën, shtoni djathin e bardhë të thërrmuar, kripën, piperin dhe pak arrëmyshk. Hidhni masën mbi perimet dhe spërkatni sipër me pak djathë kaçkavall.  Piqeni në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 40 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë.