TIRANE- Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo mori në interpelancë dje ministrin e Energjetikës, Damian Gjiknuri. Arsyeja e kësaj interpelance ishte problemi që kishin raportuar banorët e qarkut të Gjirokastrës për problemet me energjinë elektrike dhe me mbi faturimin e energjisë. Si rast për këtë, Tavo përmendi një faturë energjie të cilët e kishte me vete edhe në seancë e cila kapte vlerën e 7 milion lekëve vetëm në një muaj duke shtuar se të gjitha këto kanë edhe kosto politike për mazhorancën.
/Shqiptarja.com









