Tavolinë pokeri në lokal, në hetim pronari në Bulqizë! Dy shoferë arrestohen pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Tavolinë pokeri në lokal, në hetim pronari në Bulqizë! Dy shoferë arrestohen pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur

Pamje nga lokali ku u gjet tavolina e pokerit

Policia e Dibrës ka arrestuar dy persona ndërsa nën hetim janë tre të tjerë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mësohet se dy persona kanë rënë në pranga pasi po drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Ndërsa pronari i një lokali është nën hetim pasi në ambientet e biznesit të tij policia gjeti një tavolinë pokeri me të cilën ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Sakaq, dy të tjerë janë nën hetim, më konkretisht bëhet fjalë për E.S., 42 vjeç dhe G.D., 35 vjeç, banues në Mat, pasi nuk  janë bindur urdhërit të policisë dhe kanë kundërshtuar shërbimin e patrullës gjatë shoqërimit për verifikim në Komisarit.

Njoftimi i Policisë
DVP Dibër plan masash për parandalimin, evidentimin dher goditjen e paligjshmërisë. Në Bulqizë goditet një rast i zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojrave të fatit, procedohet penalisht pronari i  lokalit. Nga Policia Rrugore  arrestohen  dy drejtues që drejtonin mjetet në gjendje të dehur. Gjithashtu procedohen penalisht në gjendje të lirë dhe dy shtetas të tjerë për mosbindje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

Në zbatim të planit të masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje dhe vënien në dispozicion të lokaleve për lojëra fati,   strukturat  hetimore  të DVP Dibër, në bashkëpunim dhe me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë,  kanë ushtruar kontroll në ambientet e një lokali në qytetin e Bulqizës.

Si rezultat, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin  G. A., 51 vjeç, banues në Bulqizë, pasi  në ambientet e lokalit të tj, është gjetur dhe sekuestruar një tavolinë pokeri, me të cilën  dyshohet se ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit.

Shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë  Vendore të Policisë Dibër në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara në të gjitha akset rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :

E. T., 39 vjeç,  banues në Mat, pasi në aksin rrugor Burrel-Klos, u kontatua duke drejtuar automjetin  e tij, në gjendje të dehur në  masën 0. 65 mg/litër.

V. D., 30 vjeç,  banues në Bulqizë, pasi në rrugën e Arbrit, u konstatua  duke drejtuar automjetin e tij , në gjendje të dehur në masën 0.72 mg/liter

Nga oficerë të Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Mat, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. S., 42 vjeç; G . D., 35 vjeç, banues në Mat, pasi nuk  janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë dhe kanë kundërshtuar shërbimin e patrullës gjatë shoqërimit për verifikim në Komisarit.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur  i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat