Një tjetër histori e përfunduar për këngëtaren e muzikës kantri Taylor Swift.

Për një periudhë të shkurtër kohore ajo ishte në një lidhje me një nga pjesëtarët e grupit “One Direction” Harry Styles.

Sipas mediave të huaja ndarja ka ardhur si pasojë e zënkave të shumta që çifti ka patur gjatë pushimeve për festën e ndërrimit të viteve.

“Po, mund të konfirmojë se ata janë ndarë. Ata ishin në pushime dhe patën një sërë zënkash mes tyre,”-është shprehur një burim afër çiftit.

Për Swift kjo është ndarja e radhës historive me emra të tjetër të njohur si Taylor Launter, John Mayer, Joe Jonas, Conor Kennedy etj.

Vetë këngëtarja është gjatë intervistave të saj se nuk arrin të ketë një lidhje të qëndrueshme dhe të gjatë me një person.

(xh.k/shqiptarja.com)