Këngëtarja e njohur Taylor Swift dhe partneri i saj Travis Kelce janë fotografuar krah Princit William dhe fëmijëve të tij.

Swift përveçse e ka postuar foton në Instagram, gjithashtu ka uruar edhe Princin William për ditëlindjen e tij të 42-të.

“Gëzuar ditëlindjen miku im! Shfaqjet në Londër kanë një fillim të shkëlqyeshëm”, shkruan këngëtarja.

Edhe Princi nga ana tjetër e ka falenderuar këngëtaren me një postim.

"Faleminderit për një mbrëmje të mrekullueshme”, shkruhet në faqen zyrtare të Princit dhe Princeshës së Uellsit në Instagram.

 

1/2