DURRËS- Një 47-vjeçar ka tentuar që të fusë në Shqipëri 111 mijë paund nga Porti i Durrësit. Dyshohet se paundët ishin të vënë përmes veprimtarisë kriminale në Britaninë e Madhe.
Por, si u zbuluan nga Polica Kufitare? 47-vjeçari N. V., ka qenë duke transportuar rreth 8 automjete nga Britania e Madhe me një mjet transportues mjetesh (bizarke). Një mjet kufiri ka kontrolluar mjetet dhe më pas efektivët janë arritur që të zbulojnë 111 mijë paud të fshehura në bizarke. Paundët ishin të fshehura në copa të zeza dhe janë sekuestruar nga policia, ndërsa 47-vjeçari është vënë në hetim.
“Nga kontrollet në këtë mjet dhe në 8 automjetet që transportoheshin me të, u gjetën në total 111 000 paunde, të padeklaruara konform ligjit dhe të dyshuara me burim krimin. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për 47-vjeçarin dhe u sekuestrua më cilësinë e provës materiale, shuma e paundeve”, njofton policia.
Ndërkohë, në një mjet tip Audi me targa të Mbretërisë së Bashkuar, me drejtues një shqiptar me qëndrim në Angli, u gjetën mallra për të cilat paguhet akcizë, me vlerë rreth 900 euro. Policia ka nisur hetimet për drejtuesin dhe mallrat janë sekuestruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë", “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale” dhe “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?
-
Emigrimi
79.2%
-
Lindshmëria
17.1%
-
Vdekshmëria
3.8%
Vota total: 2087
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shoqëroi Ervis Martinajn dhe ishte kontakti i fundit para zhdukjes! Prokuroria bën rekurs në Gjykatën e Lartë dënimin me 2 vite e 10 muaj burg të Jeton Lamit
29 Qershor, 10:13
-
Devijohet lëvizja në disa rrugë të Durrësit gjatë sezonit veror, Bulevardi 'Epidamn' kthehet në pedonale
28 Qershor, 17:08
-
Kultivonin kanabis, arrestohen tre vellezër në Durrës! Momenti kur kapen duke prashitur bimët narkotike
28 Qershor, 08:30
-
Vangjush Dako kërkoi gjykim të shkurtuar, GJKKO vendos më 8 korrik nëse do ta pranojë ose jo
27 Qershor, 15:41
-
Porti i ri në Porto Romano, Rama autorizon Autoritetin Portual të nisë negociatat për marrëveshje konsulence me Royal Haskoning DHV
26 Qershor, 23:13
-
VIDEO/ Mbetjet shtazore i hidhnin në gropa, nën hetim 4 administratorë subjektesh në Tiranë e Berat! Kontrolle në 18 biznese
26 Qershor, 18:00
-
Durrës/ Pamje mahnitëse nga hijeshia e flamingove në Rrushkull
26 Qershor, 09:41
-
Jo më parkime falas në Durrës, Këshilli Bashkiak miraton pagesën me votat e socialistëve (Rrugët + Tarifat)
25 Qershor, 18:46
-
Durrës/ Zaptuan me çadra e shezlongë plazhet publike dhe ndërtuan pa leje ‘beach bar’-e, 7 persona në hetim
25 Qershor, 11:26
-
Durrës, rikthehen në shëtitoren “Taulantia” statujat e 4 ikonave të 'Rock and Roll'
24 Qershor, 17:18
-
Himarë/ Sekuestrohen 30 prona me vlerë 35 milionë euro, u përvetësuan me dokumente të falsifikuara (EMRAT)
24 Qershor, 14:48
-
Spille, 66 vjeçari humb jetën në det
24 Qershor, 13:18