Prokuroria e Fierit ka kërkuar konfiskimin e pasurisë për shtetasin M.K, pasi dyshohet se e ka vënë nëpërmjet parave përfituara nga krimi.
Në njoftimin e prokurorisë mësohet se është kërkuar që të konfiskohet pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103m2, Zona Kadastrale 8270, Tiranë.
Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e M. K., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
‘Dyshime se rrjedh nga veprimtaria kriminale, Prokuroria Fier kërkon konfiskimin e pasurisë së shtetasit M.K.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 2 të vitit 2022 dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kërkesën për konfiskimin e pasurisë së shtetasit M.K., si më poshtë:
Pasuri e llojit “apartament”, me sipërfaqe 103m2, Zona Kadastrale 8270, Tiranë
Nga hetimi ka rezultuar se kjo pasuri nuk justifikohet me të ardhura të ligjshme, por e ka prejardhjen nga veprimtaria kriminale e shtetasit M. K., i dënuar për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.’- njofton prokuroria e Fierit.