TIRANE, 23 Qershor/ATSH/- Të ardhurat nga akciza gjatë periudhës janar-maj 2014 llogariten 12.500 milionë lekë. Sipas statistikave zyrtare të ministrisë së Financave, të ardhurat e mbledhura janë rreth 2.500 milionë lekë më pak se plani në fillim të vitit. Gjatë kësaj periudhe, ministria e Financave planifikonte të mblidhte rreth 15.000 milionë lekë. Ndërkohë, gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë në buxhetin e shtetit si të ardhura nga akciza u arkëtuan 13.505 milionë lekë ose 1.005 milionë lekë më pak se gjatë pesëmujorit të parë të këtj viti.
Gjatë vitit 2013, akciza solli 17% të totalit të të ardhurave nga tatimet e doganat, me një rritje me një pikë përqindje, në raport me një vit më parë. Të ardhurat që parashikohet të mblidhen nga akciza për vitin 2014, janë rreth 48.4 miliardë lekë, me rritje vjetore 29.5 për qind kundrejt buxhetit të rishikuar për vitin 2013, ose në nivelin 3.4 për qind të PBB-së. Efektin dominues në parashikimin për rritjen e të ardhurave e ka rritja e nivelit të taksimit për disa nga mallrat kryesore me akcizë në Republikën e Shqipërisë, si: cigaret, duhani me të dredhur, pijet alkoolike dhe birra./a.gjonaj/./a.g/