TIRANE- Për zgjidhjen e ngërçit të krijuar me ligjin 7501, ministria e Bujqësisë propozon një skemë që të mund të krijohen të ardhura për Fondin e Kompensimit Financiar të pronarëve. I ftuar në emisionin “Tete a tete” në studion e “A1 Report”, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti tha se i ka propozuar kryeministrit skemën që të ardhurat që vijnë nga taksimi i tokës të shkojnë 100% për fondin e kompensimit financiar të ish-pronarëve. Ndërsa theksoi se nuk ka kthim mbrapa të ligjit 7501.
“Ligji 7501 është ligji i reformës agrare, i ndarjes së tokës bujqësore. Ky ligj është përgjegjës kryesor për fragmentimin e bujqësisë shqiptare, dhe për atë që duhet bujqësi e mbijetesës, dhe jo bujqësi e shkallës së gjerë që ne duam të promovojmë. Ministria e Bujqësisë ka administruar dhe çështjen e ndarjes së titujve të pronësisë. Problemi i konfliktit midis brezave sa i takon pronarëve dhe përfituesve nga ana e ligjit 7501, i cili ka është krijuar pas ndarjes së tokave. Në të dy rastet janë të ligjshëm. Por ka diskutime. Ligji ka perspektivën të shkojë drejt finales, pra të jepet titujt e pronësisë për përfituesit, dhe të gjendet zgjidhje për kompensimin e pronarëve, sa më parë. E kundërta mund të krijonte një kaos të madh në vend. ne nuk kemi hequr nga kompensimi fizik i pronarëve, dhe janë venë në dispozicion 25 mijë hektarë. Por kjo tokë nuk është në bllok, megjithatë është e përshtatshme për t’u dhënë për kompensim. Shumë shpejt do bëjmë publike hartën ku ndodhen këto toka. Ato janë pranë zonave turistike. Megjithatë kërkohen 60 mijë hektarë tokë që të kompensohen. Shteti nuk mund të gjejë edhe 35 mijë hektarë, por do të bëhet kompensimi financiar i pronarëve. Ata që marrin certifikatën e tokës, kanë të drejtë ta shesin, blejnë, ta përdorin si kolateral, etj. Por nëse bëhesh pronar i tokës do t’i nënshtrohen taksimit. Nëpërmjet sistemit të tatimit shteti krijon të ardhurat e tij, dhe unë propozoj që këto të ardhura që vijnë nga tatimi i tokës të shkojë 100% për fondin e kompensimit financiar të ish-pronarëve” u shpreh ministri Panariti.
Sipas ministrit Panariti brenda 2 muajve do të shpërndahen 100-150 certifikatat e pronësisë, proces i cili do të vijojë deri në pajisjen e plotë të pronarëve me këto certifikata.
“Në krye të 2 muajve 100-150 certifikatat e para të pronësisë. Ne vëmë në dispozicion të përfituesve grante, mbështetje me fondet IPA që të kuptohet vlera reale e pronësisë. Ndërsa nga taksimi dhe vjelja e të tatimeve, do të shkojnë të ardhurat tek fondi i kompensimit financiar të pronarëve. Në rast se toka bujqësore mbetet më shumë se dy vite djerrë do të humbë e drejta e pronësisë. Këtë do ta propozojmë. Pra këto toka do të futen në cikël ekonomik. Kostoja financiare e marrjes së certifikatës së pronësisë 300 mijë lekë të vjetra”, tha ministri Panariti.
Ministri i Bujqësisë tha se “Kostoja financiare e marrjes së certifikatës së pronësisë shkon në 300 mijë lekë të vjetra”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Ferizaj: Bujqësia, sektori i parë duhet më tepër mbështetje
shkojnë për kompensimin financiar"">