TIRANË - Të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja në buxhet gjatë tetëmujorit të parë të këtij viti janë 22.7 % më të larta se sa janar-gusht 2013 dhe 11.2 % më shumë se sa planifikimi në fillim të vitit.
Sipas të dhënave të publikuara nga ministria e Financave, të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar llogariten për periudhën janar-gusht 61,177 milionë lekë nga 55, 000 milionë lekë të planifikuara.
Krahasuar me tetëmujorin e një viti më parë (2013) u mblodhën 10.499 milionë lekë më shumë. Gjatë periudhës janar-gusht 2013 u mblodhën 50,678 milionë lekë të ardhura si TVSH.
Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë./ATSH/
/Shqiptarja.com