/ATSH/- Shkalla e punësimit (grup-mosha 15-64 vjeç) është më e lartë për të punësuarit me arsim të lartë, të cilët përbëjnë 65,5 %, pasuar nga ata me arsim profesional, 63,6 %.
Sipas INSTAT, përqindja e të punësuarve me pagë është më e lartë për personat me arsim të lartë, ndërsa ndodh e kundërta tek të punësuarit me arsim 8 dhe 9-vjeçar, ku mbizotërojnë punëtorët pa pagesë të familjes.
Tek të punësuarit me arsim të mesëm, shkalla e punësimit është më e lartë për ata me arsim të mesëm profesional duke zënë 63,6%, krahasuar me personat që kanë kryer shkollën e mesme të përgjithshme me 46,5 %.
Vërehet se pesha që zënë të punësuarit me pagë rritet me rritjen e nivelit arsimor. Nga të punësuarit me arsim të lartë 83,3 % janë të punësuar me pagë dhe vetëm 4 % janë të punësuar si punëtorë pa pagesë të familjes.
Ndërsa tek të punësuarit me arsim të mesëm profesional dhe me arsim të mesëm të përgjithshëm, përqindjet që zënë të punësuarit me pagë janë përkatësisht 43,3 % dhe 49,9