‘Të bëj një vit burg dhe të marr ato para’, Salianji publikon përgjimin e Fredi Alizotit me Sali Lushajn dhe 'Babalen'

TIRANE - Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji publikoi sot dokumente të reja të Prokurorisë lidhur me përgjimin e Fredi Alizotit, i njohur ndryshe si kunati i “Babales”, Albert Veliut. Salianji tha se në një bisedë telefonike të përgjuar nga Prokuroria, Fredi Alizoti ka deklaruar se “po hidhet nga krahu tjetër, të marrë ato para dhe të bëjë një vit burg për dëshmi të rremë“. PD nuk bën publike emrat e bashkëbiseduesve të Fredi Alizotit, por "Shqiptarja.com" ka mundur t'i identifikojë ata përmes numrave të telefonit.

Këtë bisedë, se do ishte i gatshëm të merrte paratë dhe të bënte një vit burg, Fredi Alizoti e ka bërë me Sali Lushajn (numri përfundon me 700 në ekstraktet e Prokurorisë), ish-truprojë i Sali BerishësKjo pjesë e regjistruar nga organi i akuzës, sipas ligjvënësit demokrat, hedh dritë mbi inskenimin e dëshmisë së Alizotit te Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi aktori ka pranuar të vuajë dënimin me burg thjesht e vetmë për të marrë paratë nga krahu tjetër, sic thotë ai në përgjime. 

Deputeti demokrat tha se nga këto përgjime të Prokurorisë, rezulton se Fredi Alizoti është aktor i krijuar nga Ardi Veliu, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Kjo pasi, sic pretendon opozita, Fredi Alizoti në një bisedë telefonike me një tjetër eksponent pranë PD dhe bashkëpunëtor i Sali Lushajt, Avdyl Gjomarkaj (numri që përfundon me 771), i pohon se Taulanti nga Librazhdi (nuk ka të dhëna për mbiemrin) ka thënë se është i gatshëm të paguajë. 

Fredi Alizoti gjithashtu, nga përgjimet del se ka biseduar në telefon edhe me “Babalen“ (numri që përfundon me 272), ku ky i fundit i thotë se pse duhet të përzihet kur nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje. 

Numri që përfundon me 091 i takon personit në përgjim, Fredi Alizoti, i cili bisedon me Avdyl Gjomarkajn, eksponent pranë PD, (771)

Numri që përfundon me 272 është i 'Babales', me 091 i Fredi Alizotit

Fredi Alizoti, me numrin 091, telefonon Avdyl Gjomarkajn dhe i thotë se Taulanti i ka ofruar para

Biseda e përgjuar e Fredi Alizotit me Sali Lushaj. Alizoti thotë se do marrë paratë dhe do bëjë burg

Deklarata e Salianjit: 

Faktet për inkriminimin e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut për të krijuar, sajuar dhe paguar një dëshmitar të rremë me qëllim mbrojtjen e trafikantit të drogës Agron Xhafa dhe vëllait të tij Ministër të Brendshëm, janë të pakundërshtueshme. Faktet e pakundërshtueshme i ka parë me zë dhe me figurë cdo shqiptar, ashtu siç i ka parë, dëgjuar dhe shkruar edhe prokuroria e cila i ka përfshirë si përgjime në fashikullin e plotë. Në përgjimet zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme janë renditur përgjimet që faktojnë përfshirjen e Taulant Ballës dhe Ardi Veliut në krijimin e dëshmitarit të rreme. Në përgjimet e datës 27 Maj  vetëm tre ditë para se aktori i Ramës të rekrutohej zyrtarisht nga policia e shtetit ai bën këtë bisedë të përgjuar nga prokuroria: 

“Më është ofruar një gjë e mirë nga ana tjetër?.......E kur të vij ejjj të mora se bëra një muhabet me shokun tim nga Librazhdi, kupton? E ke parasysh? i kishte thënë ai, hap gojën sa do,  i kishte thënë ai (shoku nga Librazhdi)” 

Këto janë përgjime zyrtare të Prokurorisë së Përgjithshme, por prokuroria bën sikur nuk i shikon pavarësisht se dëshmitari i sajuar është kapur me zë dhe me figurë në bisedë të lirë duke thënë se është ofertuar me 200 mijë euro nga Taulanti nga Librazhdi dhe Ard Veliu nga Delvina.

Më pas Taulant Alizoti bën pohimin shkatërrues se: “.. ai i ka bërë muhabetet tamam”, “…më mirë bëj një vit burg dhe marr ato që më takojnë”. 

Qartësisht ai vetëpranon se në këmbim të pakos është i gatshëm të japë dëshmi të rremë dhe të bëjë një vit burg.

Përgjimi provon pikërisht pse është dëshmi e rreme, kështu Albert Veliu i thotë Alizotit se:

“çfarë lidhje ke ti me këtë pune, çfarë pune ke ti që iu afrohesh kur nuk ke asnjë lidhje me këto gjëra”.

Këto janë prova të mjaftueshme që sot prokuroria të arrestojë Ard Veliun për:


-              Shpërdorim detyre

-              Pengim të zbulimit të së vërtetës

-             Fabrikim të provave në mbrojtje të një trafikanti droge.

Provat dhe përgjimet  dëshmojnë qartë, se Alizoti është sajesë e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Provat tregojnë qartë se Prokuroria ka mbyllur sytë për të realizuar skenarin mafioz të Edi Ramës, që mbron trafikantin e drogës dhe sulmon denoncuesin. Sot është dita ku prokuroria duhet t’i jap fund farsës që ka ngritur deri më sot. Sot është dita ku Ardi Veliu duhet të ishte në burg. Sot është dita ku Drejtori i Policisë së Fierit duhet të jetë në burg.

Sot është dita ku Taulant Balla duhet të ishte nën procedim penal për sajimin e provave dhe blerje të dëshmitarit të rremë. Sot Fatmir Xhafaj duhet të ishte nën hetim për mbështetjen shtetërore që i ka dhënë vëllait trafikant droge. Partia Demokratike nuk do të tërhiqet asnjë cast nga beteja jetike për çlirimin e politikës ekonomisë dhe shoqërisë nga krimi. Është e qartë që fundin e Edi Ramës nuk e fshehin dot veglat e tij në çdo institucion. Një pushtet që përfshihet në çdo qelizë të  tij në mbrojtje të një trafikanti droge është i rënë!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Donela: 17/10/2018 10:22

    Po familje nuk ka derdimen,o ti thone prit o Salihanji se po te perdor Basha teper shemtuar,e do perfundosh keq si limon i shtryllur,nuk eshte politika te sajosh e te shpifesh,por te jesh njeri me vlera e me integritet intelektual qe per fate te keq nuk i ka i gjori,eshte bere si gore e keqe.

    Përgjigju
  • KRYEKUSAR Salianji: 16/10/2018 18:00

    Ik ore BANDIT nga Fshatrat e Korçës! KryeKUSAR i PD KRRIMIT , DROGÈS , HAJDUTLLIKUT , VRASJEVE dhe lloj lloj Poshtèrrsive tè Kopesè së ZAGARÊVE të SHQUP

    Përgjigju
  • Sifi: 16/10/2018 15:09

    O Salianj mashtruesi , ke hy aq thelle ne pisllek , qe jo cdo dite ,por dhe cdo ire te hspesh deklarata , nuk mund te intimidosh asnje . Shqupi te futi be valle me pergjime dhe mashtrime dhe tani je i vetem . Hetimet prokuroria po i kryen dhe nje nga nje po dilni fajtor ne serialin , babale . Prandaj mos u love dh se populli po tallet me ty si aktir dhe Lulin e Salen si rregjizor

    Përgjigju
  • Arbër: 16/10/2018 13:24

    Ky amater djali është duke e fundos veten thellë e më thellë për qdo ditë...

    Përgjigju
  • Sulejmani nga sulova: 16/10/2018 12:42

    Shume perpjet e ke marre o pasardhes BALLISTI!nuk eshte e larget dita kur do te zhduket emri na mediat dhe kudo vendi jot eshte tek dhomat pa dritare!

    Përgjigju
  • Maks: 16/10/2018 12:29

    Puuu far e keqe po mir na e bejn kur ne kakarisim neper fb jemi ber si cete lepujsh qe sbashohemi kurr per te zhdukur kete far politikanesh

    Përgjigju
  • Tirona: 16/10/2018 12:16

    Ik ore bajg sje i besushem lerja prokuroris o legen.Mos bej si virgjeresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë