Investitorët ishin të vetmit që bënë ofertë për të blerë aeroportin Ciudad Real në jug të Madridit, i ndërtuar gjatë bumit ekonomik të Spanjës. Oferta fituese u bë nga një kompani ndërtimi e drejtuar nga kinezët.
Grupi “Tzaneen Internationa” thotë se kërkon ta kthejë aeroportin në një pikë hyrëse në Evropë për të gjitha kompanitë kineze.
Aeroporti Cuidad Real gjendet 235 km në jug të Madridit dhe ishte parashikuar të ishte një alternativë për aeroportin Barajas. Ndërtimi i tij kushtoi më shumë se 1 miliard euro. U hap në vitin 2008, por falimentoi dhe u mbyll në vitin 2012.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)