'Të çlirojmë Shqipërinë nga ferrat dhe nga derrat', Rama nga Librazhdi: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit

Kreu i PS-së, Edi Rama foli me tone të larta sot në Librazhd, nga ku  nuk la pa ironizuar edhe programin e PD-së dhe premtimet e kreut të kësaj partie, Lulzim Bashës, duke kujtuar kohën kur ai ishte në krye të bashkisë së Tiranës. Sipas tij, programi i PD-së është "më jep një të të jap dy", ndërsa 'thumboi'  Bashën, për të cilin tha se "sheh ëndrra".

" Luli kur kandidoi për kryetar bashkie të Tiranës premtoi tramvajin e Tiranës dhe uljen e çmimit të bukës. Pas hyri në bashki fjeti gjumë për katër vjet. Çfarë zgjedhje është kjo. Midis një rruge që po e hapim çdo ditë me shumë sforco dhe durim. Keni parë ju miqtë e mi, nënën tuaj apo babain tuaj t’i bëjë punët këmbë mbi këmbë? Keni parë ju që këmbë mbi këmbë të tregojnë sa e lehtë është rruga. Ne jemi për punë të vështira, ne jemi për të mos ja bërë rrafsh jetën njerëzve. Ata thonë më jep një të të jap dy. Më jep votën se unë do të jap 1 mijë euro çdo muaj, të gjithëve këtyre që kanë dyqan. Më jepni votën se unë do t'ju paguaj gjithë kredinë e shtëpisë kur ju të martoheni. Më jepni votën se unë do ju mbaj në shtëpi juve derisa t'ju bëhet fëmija 6 vjeç. Më jepni votën se unë do ju bëj pensionin më të lartë se rrogën. Më jepni votën se pagën minimale do ta bëj maksimale. Më jep një të të jap dy dhe në fund të dy gishtat në sy që në fund të mos e marrësh veten. Ato që ju tregon Luli janë ëndrra që ai sheh", tha Rama.

Rama kërkoi një mandat të tretë, duke thënë se do ta bëjë vendin kampione të Ballkanit në turizëm, energji e dixhitalizim, ndërsa shtoi se në Shqipëri ka shumë hapësira të zëna nga "ferrat dhe derrat" dhe që duhen çliruar.

"Ky vend ka vetëm një pengesë për të kapërcyer dhe ky është muri që i venë përpara shejtan-buallenjtë sa me një parti në një parti tjetër. Ka vetëm një rrugë, për të vazhduar me këmbëngulje dhe për të mos u lodhur. Shqipëria nuk është vendi që kush reziston, gjithsesi nuk ja del, por vendi ku ka shumë hapësira të zëna nga ferra dhe nga derra, por që duhen çliruar. Ato hapësira nuk çlirohen duke fjetur gjumë, e duke bërë sikur. Nuk është me sikur që ju them se ne do e bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm, agroturizëm, në energji, dixhitalizim", shtoi Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Rama ndërpret fjalën në Librazhd, në respekt të ezanit! Tregon çfarë i ndodhi pasi vizitoi xhaminë e Et’hem Beut (VIDEO)

I pranishëm në Librazhd, në një takim me të rinjtë, kreu i PS-së, Edi Rama, ndërpreu fjalën, duke kërkuar që të mbahej qetësi, në respekt të thirrjes së hoxhës. Ai përfitoi nga kjo për të uruar edhe njëherë besimtarët myslimanë, ku tregoi edhe një 'episod' që i ndodhi mëngjesin e sotëm, kur vizitoi xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.

Ndërsa foli për ngarkesën që ka si kryeministri i një vendi që u përball me dy fatkeqësi brenda një mandati, tërmetin dhe pandeminë, Rama tha se prej një viti tashmë po përjeton një periudhë të vështirë. Sot në xhaminë e Et’hem Beut, Rama tha se hoqi atletet dhe veshi një palë këpucë që t’i hiqte e vishte kollaj tek dera e xhamisë, por pasi doli nga aty, harroi të vishte atletet.

"Më thonë qesh o burrë se do fitojmë por më besoni nuk është e lehtë të qeshësh dhe të jesh i pangarkuar dhe të dukesh i freskët sikur ke fjetur gjumë 10 orë. U bë më shumë se 1 vite që ka qenë një kohë e vështirë. Që nga momenti që mora lajmin që ra një tërmet dhe moment pas momenti merrja lajme për dëmet që ishin bërë, ndryshimi në jetën time ishte shumë i madh. Nga ai moment dhe deri më sot nuk arrij të ndaj veten time nga ata që presin të kthehen në shtëpi, nga nxënësit që presin të kthehen në shkollën e tyre dhe nga të moshuarit që presin të çlirohen nga ankthi i tmerrshëm dhe pasiguria përballë armikut të padukshëm. Kjo kohë nuk ka qenë koha e një kryeministri në zyrë që bën plane. Ka qenë koha e rreshtimit krah për krah atyre që nuk duhet të jenë vetëm. Atyre që jetojnë larg Tiranës dhe larg kontakteve me të fuqishmit e kësaj toke. Janë ata në mendjen time çdo sekondë dhe çdo minutë. Sot mëngjes ngaqë shkova për të parë xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë që është restauruar, hoqa atletet dhe vesha këto këpucët që t’i hiqja e vishja kollaj tek dera e xhamisë dhe harrova të vesh atletet. Kjo është jeta ime, çdo ditë e minutë.

Meqë patëm këtë ndërprerje në respekt të lutjes, dëshiroj që të shfrytëzoj rastin që t’i uroj të gjithë besimtarëve myslimanë një agjërim të pranuar dhe t’ju them të gjithëve se jo shumë muaj, por 1-2 muaj më parë, askush nuk e imagjinonte se do të vinim sot në situatën ku gjyshërit, gjyshet do të ishin çdo ditë duke buzëqeshur”, tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu