3 shoferë kanë rënë në pranga pasi ishin duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, ndërsa njëri prej tyre ka përplasur me makinë një këmbësore.
Ka rënë në pranga një 49-vjeçar me iniciale I. Ç., 49 vjeç nga Fieri dhe një 39-vjeçar me iniciale E. Gj., nga Elbasani pasi ishin duke lëvizur me makinë të dehur. 39-vjeçari madje ka përplasur dhe një mjet tjetër duke shkaktuar dëme materiale.
Është arrestuar dhe një 26-vjeçar me iniciale E. Rr., 26 vjeç nga Peqini pasi ,mbrëmjen e djeshme, duke lëvizur me makinë në Divjakë ka përplasur një këmbësore, një 77-vjeçare me iniciale J. Gj., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.