Të dehur në timon e me shpejtësi përtej normave, 45 shoferë të arrestuar gjatë kësaj jave në vend! Pezullohen 228 patenta, gjobiten mbi 5 mijë drejtues mjetesh

45 shoferë janë arrestuar gjatë kësaj jave në të gjithë vendin, pasi u kapën duke drejtuar automjetin në shkelje të rregullave të qarkullimit. Policia Rrugore bën me dije se 23 prej tyre janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 22 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Po ashtu janë pezulluar 228 patenta, nga të cilat 166 për shpejtësi mbi normat e lejuara, që arrinte deri në 184 km/orë, 56 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 6 për qarkullim në sens të kundërt.  

Gjatë kësaj jave janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 5345 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Nga monitorimi me, gjatë kësaj jave, në akse të ndryshme të vendit janë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobë nga  7.000 deri 10.000 lekë, 567 drejtues mjetesh që kanë kryer parakalime të gabuara dhe të rrezikshme në rrugë. 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë