Policia Rrugore në Durrës ka arrestuar 13 shoferë gjatë javës që lamë pas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se janë pezulluar 34 patenta, nga të cilat 23 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 11 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar.
Sakaq, në total janë ndëshkuar me gjobë 1439 shoferë, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, tejkalim shpejtësie, mosvendosjen e rript të sigurimit, përdorim celulari dhe parakalime të gabuara.
Njoftimi i Policisë
Policia Rrugore e Durrësit, masa të shtuara për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me radar dhe dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në 112 e në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, janë pezulluar 34 leje drejtimi, nga të cilat: 23 janë për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe 11 për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar. Janë vendosur 1439 masa administrative gjatë javës që lamë pas, të ndara si vijon:
-12 masa për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike;
-22 masa për tejkalim shpejtësie;
-69 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-7 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
-24 masa për përdorimin e aparatit celular;
-266 masa për parakalime të gabuara;
-256 masa për shpejtësi mbi normën e lejuar;
-400 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit;
-9 masa për mungesë të siguracionit të mjetit;
-374 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.