TIRANË-Policia Rrugore e kryeqytetit ka arrestuar 18 drejtues mjetesh nga të cilët 13 në gjendje të dehur, 4 të pa pajisur me leje drejtimi, si dhe një person është shpallur në kërkim për vjedhje.
Gjithashtu janë pezulluar 174 leje drejtimi, nga të cilat 49 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 84 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 41 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Ndërkohë që janë proceduar administrativisht 175 drejtues motorësh për mospërdorim të kaskës mbrojtëse. Nga operacioni janë proceduar administrativisht 2 089 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.