Të dënuar me burgim përjetë dhe 25 vite, policia publikon emrat dhe fotot e 17 personave të rrezikshëm të Fierit

FIER - Policia e Shtetit ka publikuar këtë të enjte emrat dhe fotot e 17 personave me rrezikshmëri të lartë në Fier, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për t'i arrestuar. Akuzat që rëndojnë mbi të shumë kërkuarit janë për vrasje, vjedhje dhe rrëmbim personi, të dënuar nga 25 vite burg deri në burgim të përjetshëm. Të gjithë "Most wanted" ndodhen në arrati dhe policia iu apelon qytetarëve që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 nëse kanë informacione për ta. 

Policia e Shtetit fton cilindo që ka djeni mbi vendndodhjen e tyre të telefonojë Policinë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar anonimatin. Ndihmo dhe ti në sigurinë publike.

Policia e Shtetit

Listën e shumë të kërkuarve të Fierit e kryesojnë dy të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, Engjëll Ibrahimi dhe Flamur Mustafa. Lista vijon me Hasan Licaj, Sokol Hoxha, Ilir Taraj, Mane Driza, Fatos Hoxhaj, Mirjan Braka, Viktor Pelivani, Flamur Ndino, Alban Tushe, Genci Tesho, Artan Yzeiri, Dritan Idrizaj, Hair Seitaj e Afrim Barjamaj të akuzuar për vrasje, vjedhje me pasojë vdekjen dhe rrëmbim personi. Mes shumë të kërkuarve është edhe një grua e dënuar me 25 vite burg për rrëmbim personi e identifikuar si Floresha Ndino.  



















Një ditë më parë policia publikoi fotot dhe emrat e 8 më të kërkuarve të Vlorës. Listën e 8 vlonjatëve më të kërkuar e kryeson i dënuari me burg përjetë për vrasje Gëzim Memeti.  Sokrat Rudo, është një tjetër i dënuar përjetë për vrasje sikurse edhe Pali Gjergji, edhe ky i dënuar me burgim të përjetshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Komi: 15/11/2018 13:39

    Policia genjen BUKUR PO NUK fdheh BUKUR .FIERI ka20017 killer me BIZNESE NE BASHKI DHE prokurori.Fillo NGA prokuroret e gjyqtaret QE KANE miliarda PO triliona prona DHE banka QE no Arran hoxha PO as ENVER hoxha Nik JA del dot .As LLESHI NIPI I HAXHI LLESHIT .KURRE .FILLO NGA ILIR DUSHI QE VRAU ARTISTIN E FIERIT DHE JETON I LUMTUR ME VEZEIREN AVOKATE FALLSIFIKATORE .CAPOT E FIERIT AS AMERICA NUK U VJEN DOT ANES .TANI JANE NE SOFREN E RAMES .

    Përgjigju
  • Tiku: 15/11/2018 10:05

    Njeri nga keta eshte ne nje burg te evropes i denuar me 30 vjet e ju r nxirni ne kerkim le qe po te ishte jasht skishit per ta njof kurr se eshte komplet ndryshe nga kjo foto qe keni nxjer ju

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)