Mashtrim 12 mln lekë dhe 60 mijë USD, arrestohet pas 5 vitesh çifti i bashkëshortëve nga shkodra

Mashtrim 12 mln lekë dhe 60 mijë USD, arrestohet pas 5 vitesh çifti i bashkëshortëve nga shkodra

Bukurije dhe Zamir Kalej

TIRANË- Një mashtrim prej 120 milion lekë të vjetra që çifti Kalej në Shkodër kishte kryer në vitin 2015, ka sjellë arrestimin e burrë e grua, nga policia e Tiranës. Zamir dhe Bukurije Kalej, i kanë marrë në formën e huasë Jakup Hykajt, shumën prej 12 milion lekësh me premtimin se do ia kthenin brenda një periudhe 6 mujore. Por koha ka kaluar dhe Hykaj nuk ka marrë asnjë këst mbrapsht nga çifti Kalej, pasi burrë e grua janë larguar jashtë shtetit, duke shkëputur çdo kontakt.

Sipas dosjes së prokurorisë Zamir dhe Bukurije Kalej, disa kohë më parë kishin mashtruar dhe dy tregtarë të tjerë të cilëve, u kishin marrë një shumë prej  60 mijë dollarë amerikanë. Në materialin hetimor thuhet se në 11 dhjetor 2015, Jakup Hykaj, ka paraqitur kallëzim penal kundrejt bashkëshortëve Zamir Kalej dhe Bukurije Kalej, i cili ka kallëzuar faktin se në 25 gusht 2015 ju ka dhënë hua të kallëzuarve një shumë prej 12.000.000 lekë, bazuar në një kontratë noteriale.

Në kallëzimin e tij ka shpjeguar se dy të pandehurit kishin vënë pasurinë e paluajtshme, nëpërmjet të cilës do të garantohej përmbushja e detyrimit ndaj tij e kanë vendosur në hipotekë për të garantuar përmbushjen e një detyrimi tjetër kundrejt një personi tjetër, në bazë të një kontrate të mëparshme huaje me, Gjon Lajthia.

Gjithashtu sipas dosjes së akuzës, kallëzuesi Jakup Hykaj, ka deklaruar se nuk e ka marrë këtë shumë të dhënë hua, nga Zamir Kalej dhe Bukurije Kalej, duke ju shmangur përgjegjësisë për përmbushjen e detyrimit, si dhe duke u larguar jashtë shtetit. Kjo shumë prej 12 milion lekë duhej të shlyhej për një afat maksimal prej 6 muaj, duke filluar nga data e lidhjes së kontratës, duke shtuar se kjo shumë, sipas deklarimit është fituar nga puna dhe biznesi privat i huadhënësit. Në përmbajtje të kësaj kontrate është pasqyruar se: ”…çifti Hykaj marrin përsipër të paguajnë detyrimin e më sipër treguar (huanë) në përputhje me kushtet e vëna në këtë kontratë dhe për të garantuar këtë shlyerje huaje vënë në hipotekë në favorin e huadhënësit, pronën e Zamir Kalej, që është: një truall me sipërfaqe 69 m2, nga të cilat 69 m2 është ndërtesë, e ndodhur në lagje “ Vasil Shanto”…”.

Veç kësaj shume financiare, çifti Zamir dhe Bukurije Kalej, i kanë marrë një shumë prej 60 mijë dollarë amerikanë dy personave Gjon Lajthia dhe Sokol Marku. Për të dyja këto raste mashtrimi, burrë e grua në muajin Maj 2017 janë dënuar nga gjykata e Shkodrës me nga 5 vite burg secili, vendim ky që është ekzekutuar dje nga policia me arrestimin e dy personave të cilët ishin shpallur në kërkim. Ndërkohë prokurori i çështjes Xhevahir Lita, ka kërkuar dënimin e çiftit Kalej me nga 10 vite burg secili.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gjogu: 03/11/2020 12:57

    me ken shkodran tana I bane

    Përgjigju
    • Scutari: 04/11/2020 08:22

      Ka qene djale i mire por duhet te kete hanger ndonje kollare se hapi aktivitet te madh tregtar.........

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda