Të dënuarit që do të transferohen nga Britania, zbulohet emri i parë! Vrau mësuesen vitin e kaluar, Koçi Selamaj do vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri

Të dënuarit që do të transferohen nga Britania, zbulohet emri i parë! Vrau mësuesen vitin e kaluar, Koçi Selamaj do vuajë dënimin e mbetur në Shqipëri

Viktima Sabina Nessa dhe shqiptari Koçi Selmanaj

Shqiptari Koçi Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasje, është një nga shqiptarët që do të transferohet për vuajtjen e dënimit në atdhe pas marrëveshjes së fundit mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Emri i tij u bë publik në një artikull të gjatë mbi marrëveshjen, nga gazeta britanike “Telegraph”. Gazeta shkruan se midis 200 personave në listë për t'u kthyer në Shqipëri, është edhe Koci Selamaj, 36 vjeç, vrasësi i mësueses Sabina Nessa, 28 vjeç.

Ai u burgos pasi goditi 25 herë për vdekje arsimtaren në një park në juglindje të Londrës. Në vendimin e dënimit, gjykata britanike ka shkruar se shqiptari që njihej si punëtor garazhesh, e culmoi mësuesen më 17 shtator 2022, teksa ajo po shkonte të takonte një mik. Shqiptari Selamaj ishte divorcuar pasi kishte një histori dhune familjare dhe dyshohet se motiv i krimit ka qenë sulmi seksual.

Gazeta britanike shkruan se Selamaj ka vuajtur deri më tani vetëm dy vjet burg, që do të thotë se duhet të vijojë qëndrimin në qeli në Shqipëri për 34 vitet e mbetura të dënimit.

Telegraph, përshkruan ceremoninë e zhvilluar në Tiranë pak ditë më parë ku ambasada britanike i dhuroi policisë së burgjeve një flotë prej 15 automjetesh elektrike dhe 22 furgonësh policisë së burgjeve si pjesë e marrëveshjes me një financim rreth 5 milionë euro.

Pakti mes dy qeverive, parashikon të kthejë 200 nga të dënuarit më të dhunshëm nga qelitë britanike për të vuajtur dënimin e mbetur në burgjet shqiptare. Pjesë e listës me 200 emra mësohet se janë 17 të dënuar të përjetshëm ndërsa transferimi i personave në Shqipëri, sipas autoriteteve britanike u kursen atyre 40 mijë paund në vit.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'