I dënuar me burgim të përjetshëm pasi vrau një mësuese, 36-vjeçari shqiptar dhunon dy gardianë të burgut në Britani
Mësuesja Sabina Nessa dhe shqiptari Koçi Selamaj
36-vjeçari shqiptar Koçi Selamaj, i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia në Mbretërinë e Bashkuar, për vrasjen e mësueses Sabina Nessa, ka dhunuar dy gardianë burgu.
I quajtur si “Monster Mansion”, Selamaj 36-vjeç ka sulmuar me mjete të forta, dy gardianë në burgun Frankland, County Durham.
Sipas mediave të huaja, më 4 shtator Selamaj pranoi se kishte plagosur një person me dashje dhe kishte sulmuar një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të vërteta trupore. Ai vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen brutale të Sabinës, teksa ajo po shkonte në një lokal në Kidbrooke, Londra Juglindore, për të takuar një mik të vjetër.
Mësuesja e shkollës fillore, 28 vjeç, ra në pritën e ngritur nga Selamaj dhe u rrah për vdekje, ndërsa sulmi u konsiderua i paramenduar dhe grabitqar nga të huajt. Gjykata e Neëcastle Croën dëgjoi se stafi i burgut kishte ndërhyrë kur dëgjoi goditje që vinin nga qelia e vrasësit. Ata hynë për të parë se çfarë ka ndodhur dhe zbuluan se tualeti i tij ishte shkatërruar.
Selamaj më pas i kërcënoi gardianët duke mbajtur në dorë një copë porcelani. Ai goditi një oficer duke i shkaktuar një plagë në gju dhe në parakrah përpara se të godiste të dytin dy ose tre herë në fytyrë. Selamaj, i cili tani ndodhet në burgun e sigurisë së lartë të Broadmoor, do të vuajë dënimin shtesë pas dënimit minimal prej 36 vitesh të burgimit të përjetshëm për vrasjen e Sabinës. Ai u dënua në mungesë për vrasjen e Sabinës në prill 2022 pasi refuzoi të merrte pjesë në gjykatë.
S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.3%
-
Të gabuar
82.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 2989
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja e korrupsionit: Sali Berisha pagoi mbi 500 mijë euro në Londër për avokatët që t'i hiqnin 'non gratën'
11 Dhjetor, 22:24
-
Alban Daci: Lufta III Botërore?
23 Nëntor, 15:23
-
Britania do t’i japë Ukrainës 2.4 miliardë dollarë hua për blerje të armëve
22 Tetor, 13:45
-
Britania thërret takim urgjent në OKB për Gazën, shqyrton sanksionimin e ministrave izraelitë
16 Tetor, 16:58
-
I dënuar 2 herë nga Britania, Dorian Puka replikon me gazetarin e ‘The Telegraph’: Jam nivel tjetër, s'më intereson çfarë shkruan për mua
14 Tetor, 18:35
-
‘Kokainë dhe prostitucion'! ‘The Telegraph’: Si arritën bandat të dominojnë krimin e organizuar në Britani
12 Tetor, 12:27
-
Kryeministri Starmer: Konflikti në Lindjen e Mesme ka shkaktuar shkëndija edhe në Britani
6 Tetor, 14:28
-
Burgu i 'Ali Demit' do strehojë të burgosurit shqiptarë të dëbuar nga Britania, do funksionojë si burg i hapur
2 Tetor, 20:51
-
Britania dërgon personel dhe automjete në Kosovë për stërvitje me KFOR-in
25 Shtator, 12:25
-
Ministri Hasani takon ambasadorin britanik Abbott: Lidhje të forta politike, bashkëpunim për mbrojtjen, sigurinë kibernetike, energjinë dhe nxitjen e investimeve
16 Shtator, 15:53
-
Takim Biden-Starmer në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Ukraina kërkon lehtësim të kufizimeve ndaj armëve
13 Shtator, 18:41
-
Lufta në Ukrainë/ Zelensky sot në Gjermani, takim me aleatët! Britania e Madhe: I japim Kievit 650 raketa të reja
6 Shtator, 08:16