Të dhënat statistikore që rrëzojnë pretendimet e Sali Berishës për Shkodrën

Të dhënat statistikore që rrëzojnë pretendimet e Sali Berishës për Shkodrën

Benet Beci dhe Edi Rama

Në një dalje të sforcuar mediatike, Sali Berisha vuri në dyshim rezultatin mbresëlënës dhe të pastër të fituesit Benet Beci, duke u përpjekur ta justifikojë veten se kjo humbje e kandidatit të tij erdhi ngaqë, sipas tij, “Shkodra votoi në pushtim të plotë”. Si gjithnjë Berisha, për shkak të karakterit të vështirë e ka të pamundur të pajtohet me realitetin, duke gjetur lloj- lloj mënyrash për ta paraqitur humbjen e tij si rrjedhojë e një faktori jashtë politikës dhe me këtë ai ka parasysh bandat kriminale.

Mbase ky argument i pabazë i tij mund të hante debat në ndonjë bashki tjetër, por në Shkodër kurrsesi. Shpirti i lirë shkodran nuk mund të thyhet kurrë nga bandat që qarkullojnë në mendjen e sëmurë të Berishës.

Përkundrazi, përdorimi i bandave kriminale të supozuara, do ishte një vetvrasje për kryeministrin Rama, sepse do i ktheheshin në një bumerang edhe prej votuesve të vetë. Shkodra nuk fitohet me banda, por me qytetari.

Kryeministri Rama është përpjekur edhe në të kaluarën ta fitojë Shkodrën duke kandiduar emra të denjë për këtë qytet, zonja Bazhdari, zonja Angoni, por faktori psikologjik i kësaj bashkie, që lidhnin pazgjidhshmërisht Partinë Socialiste me të shkuarën komuniste, ia ka bërë të vështirë atij që të arrinte objektivin për të fituar bashkinë Shkodër.

Më në fund u gjet njeriu i duhur, Benet Beci, i cili arriti fitojë zemrat e shkodranëve duke i besuar për herë të parë në tre dekada, Partisë Socialiste drejtimin e Shkodrës. Dhe fitorja nuk ishte vetëm për kandidatin si individ, por edhe për Partinë Socialiste si subjekt që prodhoi 18 mandate në Këshillin Bashkiak.

Por, për ta qetësuar Sali Berishën që në këtë fitore të zotit Beci, nuk kanë dorë bandat kriminale, po i jap një statistikë të plotë se si kanë votuar njësitë administrative të bashkisë Shkodër. Statistikën e kam ndërtuar duke krahasuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, me rezultatin e zgjedhjeve të marsit 2022.

Duke qenë se në vitin 2022, ishin 3 kandidatë, unë për lehtësi krahasimi i kam bashkuar votat e zotit Spahia me ato të zotit Bushati, në një të vetme. Prej këtij totali, kam nxjerr se sa vota më shumë ka patur zoti Spahia + Bushati në vitin 2022 përballë zonjës Angoni, dhe sa vota më pak ka zoti Spahia në vitin 2023 përballë zotit Beci.

Diferenca e votave për zotin Spahia sipas njësive administrative:

Njësia Ana Malit

Viti 2022 - plus 438

Viti 2023 - minus 277

Njësia Bërdicë

Viti 2022 - plus 454

Viti 2023 - minus 646

Njësia Dajç

Viti 2022 - plus 585

Viti 2023 - minus 344

Njësia Gur i Zi

Viti 2022 - plus 754

Viti 2023 - minus 709

Njësia Postribë

Viti 2022 - plus 563

Viti 2023 - minus 481

Njësia Pult

Viti 2022 - plus 114

Viti 2023 - minus 181

Njësia Rrethina

Viti 2022 - plus 948

Viti 2023 - minus 2243

Njësia Shalë

Viti 2022 - barazim

Viti 2023 - minus 309

Njësia Shosh

Viti 2022 - nuk u numërua

Viti 2023 - minus 55

Njësia Velipojë

Viti 2022 - plus 8

Viti 2023 - minus 1339

Njësia Shkodër qytet

Viti 2022 - plus 5805

Viti 2023 - minus 5117

Totali i të gjitha njësive

Viti 2022 - plus 9669

Viti 2023 - minus 11727

Siç mund të dallohet fare lehtë, brenda 14 muajve zoti Spahia (bashkë me zotin Bushati) nga diferencë plus që i kishte të gjithë njësitë, kaloi me diferencë minus po tek të gjitha njësitë.

Kushdo e kupton se bandat kriminale që ndodhen në fantazinë e Berishës, janë justifikimi më i dobët, qesharak, por edhe fyes për qytetarët e Shkodrës. Fakti kokëfortë që ai humbi në të njëmbëdhjetë njësitë, është mesazhi më kuptimplotë që zoti Spahia dhe dyshja Berisha - Meta, janë refuzuar në masë nga qyteti simbol i antikomunizmit.

Do i sugjeroja zotit Spahia që ta pranojë realitetin dhe ashtu siç tregoi qytetari në vigjilje të zgjedhjeve duke i dhënë dorën rivalit Beci, ta bëjë edhe tani që populli foli qartë, duke njohur humbjen dhe t’i urojë fitoren kryebashkiakut të ri, Benet Beci. Le të fillojë reflektimi i humbjes nga ky shembull qytetarie.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 17/05/2023 12:04

    Kujt i thua?????????????????? Ai ka dhjet vjet qe thot mi vodhen. Dhe interesante keto i thot sa here ka ren nga fiku. Se ne fakt kete vjedhjen e votave sna e mesoj ky non grata dhe ilir spiuni. Shembulli me i qart ne vitin 2011 vjedhje ne mes te dites,jan te miat sti jap si femijet me topin. Me behet qejfi se me ne fund shkodranet e kuptuan nga duhet shkruar,pak me vones por mir. Gjith keto vite ishin humbje kohe pas te marreve sic e shprehin vet. Le te ecin edhe keta me te tjeret

    Përgjigju
  • Zamon Rema: 17/05/2023 11:53

    Një shkrim shum i goditur fitoi njeriu puntor njeriu i drejt, uk fitoi djali spiunit Ali Spahia qē shkodranët e njofin më mir se kushdo tjetër. Pra Shkodra tregoi maturi, e shum zgjuarsi. Respekt për Shkodrën.

    Përgjigju
  • Prona ne shitje: 17/05/2023 11:21

    Nje komunist i diktatorit nje person i pandreqshëm nje politikan i poshter dhe ekstre qe populli nuk e do qe e ka përzënë me vote tre here nga dera dhe qe ky intrigant futet nga dritarja kurre nuk do te pranoi se eshte humbësi me i madh i shekullit edhe ne Shkodër ku bashkia ishte me kryebashkiakun e tij sepse zoti Spahia sa mori detyrën largoi nga puna te gjithe demokratet qe ishin kundër rithemelimit te komunistit te diktatorit pra largoi bashke qytetaret e tij te senjejtes linje dhe ai nuk beri asgje per qytetin ndaj Shkodra votëbesimin ja dha njeriut te shkelqyer humanisti Benet Beci dhe ne Shkodër ka zero shanse spekullimi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?