Të dielën 3 ndeshje të Superligës. Spikat Partizani-Teuta, Gega: Kundërshtarët i shohim nga pasqyrat

Të dielën 3 ndeshje të Superligës. Spikat Partizani-Teuta, Gega: Kundërshtarët i shohim nga pasqyrat

Trajneri i Partizanit Skënder Gega

Të dielën do të luhen 3 sfida të javës së 25 të Superligës ku mbi të tjerat spikat Partizani-Teuta. Të kuqtë që drejtohen nga Gega dhe që kryesojnë kampionatin do të kërkojnë të rikthehen te fitoret pas barazimit në derbi dhe pas humbjes në Kupë kundër Luftëtarit, por përballë do të kenë një skuadër e cila gjithashtu synon tre pikët pas një humbje dhe një barazimi në 2 ndeshjet e fundit. Në prag të takimit, trajneri i Partizanit Gega është shprehur:

“Do të shikojmë punën tonë, jemi si makina që shikon nga ajo pasqyra, do shikojmë nga të dyja krahët sepse përara nuk kemi njeri. Do të vazhdojmë punën. E respektojmë kundërshtarin, ato dhe rivalët e tjerë, por besojmë në forcën tonë.”

Ndërkohë skuadra tjetër kryeqytetase, Tirana, do të luajë në transfertë kundër Kastriotit. Bardheblutë në këtë takim, duke parë dhe ecurinë mjaft pozitive, nuk synojnë asnjë rezultat tjetër përveç atij që sjell tre pikët. Në prag të sfidës trajneri i Tiranës Ardian Mema ka deklaruar se këtë herë pret një sfidë shumë të nvështirë ndaj krutanëve, por për të do të mjaftonte edhe sikur të fitonte me gjysmë goli.

“Besoj se nuk do të jetë e njëjtë si ndeshjet e kaluara. Edhe me gjysmë goli të fitojmë këtë herë nuk ka problem, më interesojnë 3 pikët.”

Ndeshja tjetër e ditës së dielë do të jetë ajo mes Laçit dhe Flamurtarit. Kurbinasit vijnë në këtë ndeshje me ndryshime në pankinë, pasi vendin e të shkarkuarit Prenga e ka marrë trajneri Sulejman Starova, ndërkohë nga ana tjetër edhe pse me një organikë të caktuar Flamurtari kërkon fitoren. Në prag të takimit dy futbollistët e Flamurtarit Emiliano Musta dhe Argjend Mustafa janë shprehur:

Musta: “Kemi patur ndërprerjen e kampionatit dhe normalisht ka patur më shumë kohë për t’u përgatitur. Është një ndeshje e fortë por ne do të shkojmë për fitore pasi për objektivat që ne këmi është shumë e rëndëishme.”

Mustafa: “Laçi aktual ka ndryshuar krejtësisht që nga koha kur kam qenë unë. Ka qenë një ekip me eksperincë, por tani ka një ekip të ri që luan në grup. Janë të fortë, por ne jëmi përgatitur për këtë ndeshje.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale