Të dielën ‘Primaret’, Berisha mesazh demokratëve: Ditë historike për Shqipërinë dhe PD-në

E diela do të jetë dita e ‘Primareve’ te ‘Rithemelimi’ i Berishës ku do të përcaktohen kandidatët për 61 bashkitë e vendit për zgjedhjet e 14 majit. Sali Berisha ka një mesazh për të gjithë demokratët, duke e konsideruar ditë historike për PD dhe Shqipërinë.

“Dy ditë na ndajnë nga evenimenti më i madh pas themelimit të partisë Demokratike deri sot, votimi për kandidatët, për qytetarët e parë të bashkive të vendit të cilët garuan gjatë kësaj periudhe dhe presin me pa durim votën tuaj, besimin tuaj, pjesëmarrjen tuaj, në procesin zgjedhor të datës 4 dhjetor dhe që zhvillohet në mbarë vendin.

Duke ju falënderuar me shumë mirënjohje, anëtareve dhe anëtarëve, simpatizantëve dhe simpatizantëve, të gjithë kandidatëve që morën pjesë në garë, drejtuesve të partisë, grupseksioneve dhe seksioneve, u bëj thirrjen më miqësore, të bëni gjithçka për një proces dinjitoz që ju jep ju, Partisë Demokratike dhe shoqërisë shqiptare shumë nder, që zgjeron dhe konsolidon liritë tuaja, për votimin në primare më datën 4 dhjetor.

Pjesëmarrja juaj është një kontribut i veccantë. Unë e di që keni bërë shumë punë por tani jeni të ftuar të flisni, të firmosni me votën tuaj për kandidatin më të mirë që ju besoni, që ju mendoni. Kam besim të madh se do ta shndërrojmë këtë ditë të një rëndësie historike jo vetëm për PD por për Shqipërinë”, ka thënë Berisha.

Të dielën PD e Berishës do të mbajë primaret, për të zgjedhur kandidatët zyrtarë për 14 majin. Në këtë garë, më e forta pritet të jetë ajo e Tiranës, ndërsa situatë komplekse është për shkak të përplasjes edhe në Kurbin. Por ndonëse afati ka përfunduar, emri i PD së Berishës në Malësinë e Madhe mbetet mister.  Në 3 bashkitë të tjera të mëdha, Elbasani, Shkodra dhe Durrësi ka vetëm një kandidat kështu që nuk pritet të ketë ndonjë surprizë. Ndërkohë që ka edhe një bashki  si ajo e Krujës, ku ka 11 kandidatë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 02/12/2022 22:43

    Ha o Salë ha, se u ngope me lugë bosh, gënje të gënjejmë o Sali Non Grada.

    Përgjigju
  • Beni: 02/12/2022 18:42

    O sali o njeri qe nuk do as femijet e tu si del e flet keshtu si pa te keq

    Përgjigju
  • Besi: 02/12/2022 18:42

    Sali legeni vazhdon me deklaratat e tij te peshtira

    Përgjigju
  • Deni: 02/12/2022 18:34

    Ky po qe esht idjot

    Përgjigju
  • Devi: 02/12/2022 17:28

    Vetem te hap pune ky Berisha

    Përgjigju
  • Olti: 02/12/2022 17:20

    Njeri legen qe sdi ca te beje po e ka mendjen vec per protesta

    Përgjigju
  • titi: 02/12/2022 17:17

    hahahaha sa qesharak eshte ky se mbajn dote as kembet e veta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar

Gucati përfundon dënimin në Hagë: Qëndrova ballëlartë dhe krenar